Politike

"Shpresoj që PD të ketë rritje!" Alimehmeti: Kemi pritshmëri në Tiranë

Ai shprehu mirënjohje për qytetarët që e kishin votuar duke shprehur se fushata ishte bazuar tek takimi me ata.

12 Maj 2025, 13:36 Nga M.B
"Shpresoj që PD të ketë rritje!" Alimehmeti: Kemi
Ilir Alimehmeti

TIRANA- Kandidati i Partisë Demokratike në listën e hapur në Tiranë, Ilir Alimehmeti ka reaguar pas rezultatit në të cilin doli fitues me më shumë vota në Vorë dhe në njësinë 10 në zgjedhjet e 11 majit. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në News24 ai shprehu mirënjohje për qytetarët që e kishin votuar duke shprehur se fushata ishte bazuar tek takimi me ata.

Alimehmeti u ndal gjithashtu edhe tek rezultati paraprak në të cilin Partia Demokratike ndodhet në disavantazh kundrejt Partisë Socialiste. Ai shpreson se Partia Demokratike do të ketë rritje në vota dhe mos të ketë parregullsi.  Më tej ai shtoi se aktualisht janë të fokusuar tek procesi i numërimit.

“Ka qenë fushatë në kontakt me njerëzit. Mirënjohje për të gjithë njerëzit që kanë votuar. Duke folur me njerëzit i kupton edhe problematikat e tyre. Shpresoj që PD të ketë rritje në vota dhe mos të ketë parregullsi. Partia Demokratike ka pritshmëri në Tiranë. Në këtë moment jemi të fokusur në procesin e numerimit”, tha Alimehmeti.

zgjedhjet

Sondazh

Poll