Politike

"Të ndahen veçmas votat e ardhura nga Greqia", tensione gjatë numërimit të votave të diasporës te Parku Olimpik

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ndodhet po ashtu te Parku Olimpik, i cili po vëzhgon procesin e numërimit që vijon pa ndërprerje pavarësisht pretendimeve të PD-së. 

11 Maj 2025, 23:21 Nga r.ll
"Të ndahen veçmas votat e ardhura nga Greqia", tensione
pamje nga parku olimpik

TIRANË- Te Parku Olimpik ka nisur procesi i numërimit të votave. Që në nisje janë raportuar tensione lidhur me votat e ardhura nga Greqia, për të cilat Partia Demokratike ka kërkuar të merren trajtohen veçmas. 

Nga ana tjetër drejtuesi politik i PS për diasporën, Taulant Balla është shprehur se nuk ka bazë ligjore të kontestohen zarfet. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ndodhet po ashtu te Parku Olimpik, i cili po vëzhgon procesin e numërimit që vijon pa ndërprerje pavarësisht pretendimeve të PD-së. Votat e para që po numërohen janë ato të qarkut të Korçës. 

Replikat:

Balla: Ti s’ke të drejtë të shkelësh ligjin. Ti po shkel ligjin, ajo që je duke bërë ti është përtej kompetencave. Unë kam 30 vite që merrem me këtë punë. Kërko një provë. Kush është prova? Shko shqyrto provën që të thonë ata. Kanë humbur, duan alibinë. Je në shpërdorim detyre. S’ka vendim, o zonjë. Kjo është e rëndë”, dëgjohet Balla duke iu thënë përfaqësuesve të PD.

Përfaqësuesi i PD: I kemi bërë thirrje KQZ-së që për votën e Greqisë të marrin masa dhe ta veçojnë, është shoqëruar me anomali”, tha përfaqësuesi i PD.

Balla: S’ka asnjë bazë ligjore që të kontestosh një zarf. PD po merr më qafë numëruesit e vetë. Dënimi është 3-6 muaj burg për pengim procesi. Nuk mund të kontestosh një zarf, mund të kontestosh një fletë votimi. A keni dëgjuar ndonjë provë?

vota e diaspores parku olimpik

Sondazh

Poll