Politike

Numërohen kutitë e para në bashkinë e Pustecit/ PS kryeson me 72 %, PD-ASHM 24%

Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ në qarkun e Korçës në bashkinë e Pustecit janë numëruar 2 qendra votimi nga 8 në total.

11 Maj 2025, 22:51 Nga E. D
Numërohen kutitë e para në bashkinë e Pustecit/ PS kryeson
foto ilustruese

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, (KQZ) ka publikuar rezultatet e para për zgjedhjet parlamentare. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ në qarkun e Korçës në bashkinë e Pustecit janë numëruar 2 qendra votimi nga 8 në total.

Deri tani rezulton se Partia Socialiste ka 264 vota ose 72.53 %. Ndërsa Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 87 vota ose 23.90 %. Gjithashtu Partia Mundësia e Agron Shehajt ka marrë 7 vota ose 1.92% dhe Lëvizja Bashkë 2 vota, ndërsa Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare 1 votë.

zgjedhjet parlamentare

Sondazh

Poll