Politike

Numërimi i votave në Shqipëri/ Rezultatet e përditësuara në kohë reale

3,713,761 votues ishin regjistruar për zgjedhjet për përbërjen e Parlamentit të ri.

11 Maj 2025, 23:16 Nga Dosja.al
Numërimi i votave në Shqipëri/ Rezultatet e
lideret e partive

TIRANË- Ditën e sotme shqiptarët brenda dhe jashtë venditë kanë hedhur votën e tyre për përbërjen e parlamentit të ri. Numërimi i votave ka nisur në disa KZAZ, ndërsa brenda një osë dy orësh do të ketë nisur në të gjithë vendin. Në webin e Dosja.al do të gjeni të afishuar në kohë reale, rezultatet e numërimit të cilat përditësohen direkt nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

42.16% e qytetarëve brenda vendit kanë ushtruar ditën e sotme të drejtën e votës në zgjedhjet për përbërjen e re të parlamentit të Shqipërisë. Procesi i votimit nisi në orën 07:00 dhe ka përfunduar në orën 19:00.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike edhe shifrën e pjesëmarrjeve të votuesve të diasporës. 79.24% e emigrantëve që jetojnë jashtë vendit dhe që janë regjistruar për zgjedhjet parlamentare kanë ushtruar të drejtën e votës.

3,713,761 votues ishin regjistruar për zgjedhjet për përbërjen e Parlamentit të ri. Në këtë numër, përfshihen edhe ata që jetojnë jashtë vendit, konkretisht 245.935 emigrantë shqiptarë, duke qenë se për herë të parë, diaspora voton pa qenë e nevojshme të vijnë në Shqipëri. 3.7 milionë shqiptarë patën mundësinë të zgjedhin mes 11 subjekteve politike, tetë parti politike dhe tre koalicione. Secili subjekt garon me 186 kandidatë në listën e votimit të KQZ-së, ku 46 janë nga lista e mbyllur.

zgjedhjet e 11 majit numerimi i votave

Sondazh

Poll