Sport

Giro d’Italia 2025/ Shqipëria i sjell fat Mads Pedersenit, pas Tiranës fiton dhe në Vlorë

Ky sukses e ngjit çiklistin danez Pedersen në majën e klasifikimit të përgjithshëm të Giro d’Italia me kohën 7:42:10…

11 Maj 2025, 19:23 Nga DOSJA
Giro d’Italia 2025/ Shqipëria i sjell fat Mads Pedersenit, pas

VLORE - Mads Pedersen ka përsëritur suksesin e etapës së parë duke fituar edhe në të tretën, e cila nisej dhe mbaronte në Vlorë. Çiklisti danez i ekipit Lidl-Trek, ashtu siç bëri në etapën e parë, triumfoi falë një sprinti të fuqishëm në metrat e fundit.

Edhe sot për Pedersen ishte e rëndësishme puna e bërë nga shoku i ekipit Vaçek, i cili e shoqëroi deri në metrat e fundit. Në etapën e sotme Pedersen mundi Strong dhe fitoi pikët e mjaftueshme për të riveshur fanelën rozë.

Ky sukses e ngjit Pedersen në majën e klasifikimit të përgjithshëm me kohën 7:42:10, ndërsa në vendin e dytë renditet Primoz Rogliç me kohën 7:42:19. Në vendin e tretë është çiklsiti tjetër i ekipit Lidl-Trek, Matias Vaçek me kohën 7:42:24.

Kjo fitore ishte e 52-ta në karrierë si profesionist për Pedersen, i cili kalon Rolf Sërensenin (mbante rekordin në Danimarkë për gara të fituara si profesionist). “Rekordet vendosen për t’u thyer. Shpresoj që një ditë të thyejnë edhe rekordin tim të sotëm”, tha Pedersen pas garës së Vlorës.

Me etapën Vlorë-Vlorë e gjatë 160 kilometra, do të mbyllë dhe fazën e parë e Giro d'Italia në Shqipëri, për të rinisur gjithçka të martën në zonën e Puljas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll