Sport

Kohë krize te Man.United… Stafi nuk do të ketë bileta për finalen e Europa League!

“Djajtë e Kuq” do të përballen me Tottenhamin në Bilbao më 21 të këtij muaji, në një ndeshje që mund t'u japë atyre akses në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

11 Maj 2025, 15:00 Nga DOSJA
Kohë krize te Man.United… Stafi nuk do të ketë bileta

ANGLI - Manchester United nuk do t'u ofrojë bileta stafit të tyre për finalen e Europa League, siç ka ndodhur në raste të tjera. Këto janë kohë të vështira në Old Trafford, shkurtimet e stafit janë njoftuar tashmë, por mos mendoni se stafi nuk do të jetë në gjendje ta shikojë ndeshjen së bashku.

Sipas 'Daily Mail', klubi planifikon t'i ftojë ata të ndjekin finalen në një ekran gjigant në Mançester dhe ata madje mund të sjellin edhe një shoqërues. Punonjësit do të kenë të drejtë për dy pije, por shoqëruesit do të duhet të paguajnë për atë që konsumojnë. 

Tottenham, finalisti tjetër, do të ofrojë nga një biletë falas për çdo punonjës me kohë të plotë në klub. Spurs dhe “Djajtë e Kuq” kanë të drejtë për nga 15.000 bileta secili për finalen që do të zhvillohet në Bilbao më 21 maj, fituesi i së cilës do të ketë hyrje të drejtpërdrejtë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Në rastin e Manchester United, një burim në klub tha se ideja është t'u jepet përparësi tifozëve, pasi ka një kërkesë të lartë për bileta. 

Përpara mbërritjes së Jim Ratcliff - bashkëpronarit të United, klubi kishte 1.140 punonjës, një numër që është zvogëluar kohët e fundit, tani do të jetë rreth 900, por lajmet e fundit flasin për 450 persona të tjerë që do të pushohen nga puna.

Uljet e kostove kanë qenë të gjithanshme dhe madje edhe festa e zakonshme e Krishtlindjeve është anuluar.  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll