Sport

VIDEO/ Newcastle, me Tonalin e Guimaraes, mposht Chelsean dhe në vendin e tretë...

‘Magpies’ i dhanë fund ëndrrave të Marescas për Ligën e Kampionëve në përballjen kokë më kokë: Tonali dhe Guimaraes vulosin fitoren 2-0, Man.City kalohet.

11 Maj 2025, 15:50 Nga DOSJA
VIDEO/ Newcastle, me Tonalin e Guimaraes, mposht Chelsean dhe në vendin e

ANGLI - Gara për Ligën e Kampionëve nëpërmjet Premier League, e cila do të kualifikojë pesë të parët dhe fituesin e Europa League, pëson një tjetër tronditje në javën e 36-të.

Newcastle mposhti Chelsean 2-0 , pasi kishte luajtur me dhjetë lojtarë që nga minuta e 36-të, pas kartonit të kuq të Nicolas Jackson, me nga një gol në secilën pjesë: Tonali (2’) dhe Bruno Guimaraes (90’) i bënë ‘Magpies’ të ngazëllojnë, ndërsa u ngjitën në vendin e tretë, duke kaluar Man.City-n.

Ndalesë e keqe për Blues: 5 vendet e para në rrezik. Chelsea mbetet i barabartë me Aston Villan me 63 pikë. Liga e Kampionëve është larg të qenit një përfundim i paracaktuar për Marescën, pavarësisht ndeshjes së shkëlqyer të luajtur me dhjetë lojtarë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll