Sport

“Jam i sigurt që jam një legjendë e Liverpoolit. Rinovimi? Largimi ishte një mundësi”

Nga pasiguritë te një lamtumirë e mundshme: Mo Salah ka folur për sfondin e rinovimit të kontratës me Liverpoolin

11 Maj 2025, 13:00 Nga DOSJA

ANGLI - Egjiptiani i lindur në vitin 1992 po kalon një sezon përrallor, protagonisti absolut i suksesit të Reds në Premier League. Megjithatë, për një kohë të gjatë, e ardhmja e ish-lojtarit të Fiorentinës dhe Romës, kontrata e të cilit u rinovua së fundmi deri në vitin 2027, mbeti e pasigurt.

Ai vetë i tha France Football dyshimet e tij për të qëndruar te Liverpooli. “Jam i sigurt se jam një legjendë e Liverpoolit. Sot jam në formë, stërvitem, përgatitem dhe luaj. Ndërsa jam në shtëpi, e përqendroj gjithë vëmendjen time te familja ime,”- ka thenë ai.

Fjalë për rinovimin e kontratës

Salah tha: “Pavarësisht të gjitha pasigurive në lidhje me rinovimin tim, tifozët panë se dhashë gjithçka për Liverpoolin pa mashtruar ose bërë llogaritje. Dhe këtë respek e tregova më shumë se çdo gjë tjetër. Ndoshta më shumë se kudo tjetër.”

Ai vazhdoi: “Duket se rinovimi ishte një avantazh i madh, pasi regjistrova sezonin tim më të mirë në karrierën time nga pikëpamja statistikore”. Në fakt, sulmuesi me këmbën e majtë ka shënuar tashmë 33 gola dhe ka dhënë 23 asiste në sezonin 2024/2025.

“Jam i sigurt që jam një legjendë e Liverpoolit. Rinovimi?

Salah dhe mundësia e largimit nga Liverpooli

Salah ka zbuluar se mendonte se ky mund të ishte sezoni i tij i fundit në Anfield. Këto janë fjalët e tij: “Mundësia që ky të ishte sezoni im i fundit te Liverpooli më dha dëshirën ta përballoja në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të jepja gjithçka për të fituar titullin që ia kisha premtuar vetes. Mendova: klubi nuk do të më rinovojë kontratën? S’ka problem, le ta mbyllim në mënyrën më të mirë të mundshme në mënyrë që të dalim nga dera kryesore”.

Më në fund ai zbuloi se e kishte menduar vërtet largimin: “Pak e çuditshme, por po, ishte një mundësi. Po kalonim një sezon të jashtëzakonshëm dhe negociatat nuk ishin të lehta. Në fund gjithçka funksionoi: jemi kampionë dhe do të qëndroj edhe për dy sezone të tjera te Liverpool.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll