Sport

Në rast të lamtumirës së Fabregas nga Como, ekziston ideja e Davide Ancelottit…

Davide Ancelotti është një ide interesante që është sjellë në tryezë. Së bashku me Arbeloa-n dhe profile të tjera që do të merren në konsideratë

11 Maj 2025, 09:30 Nga DOSJA

ITALI - Como vazhdon të shikojë drejt së ardhmes. Duke filluar me atë se kush do të ulet në stolin e skuadrës. Como, në fakt, ende shpreson që Cesc Fabregas do të qëndrojë dhe është gati t’i plotësojë tre kërkesat e tij.

Domethënë: liri manovrimi. Që të bëhen investime të konsiderueshme dhe që të ketë një pagë të lartë. Spanjoli ende nuk e ka njoftuar transferimin e tij.

Dhe siç është raportuar ditët e fundit, Bayer Leverkusen i ka ofruar tashmë stolin. Ky mbetet tundimi më i madh ndër të tjerët.

Emrat për stolin e Comos…

Në rast se Fabregas nuk qëndron në Como, klubi do të hapë një listë me emra, të cilën ai tashmë, pjesërisht, ka filluar ta vlerësojë.

Davide Ancelotti është një ide interesante. Së bashku me Arbeloan dhe profile të tjera që klubi do t'i marrë në konsideratë.

Në rast të lamtumirës së Fabregas nga Como, ekziston ideja e

Davide Ancelotti-Glasgow Rangers: ja situata

Në rastin e Davide Ancelottit, megjithatë, ka edhe Glasgow Rangers që po bëjnë presion. Dhe qartë, kjo do të ishte një mundësi për të shkuar menjëherë dhe për të luftuar për të fituar kampionatin.

Klubi, në fakt, luan në Premier League Skoceze. Një kampionat më pak i ndjekur, por që, sigurisht, do t’i lejonte trajnerit të luftonte menjëherë për titullin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll