Bota

Armëpushimi 30-ditor në Ukrainë? Zëdhënësi i Kremlinit: Ky është një zhvillim i ri! Duhet ta mendojmë

Zëdhënësi i Kremlinit shtoi se pavarësisht veprimit të njëanshëm të Rusisë, nuk ka pasur asnjë reagim publik nga pala ukrainase.

10 Maj 2025, 20:16 Nga E. D
Armëpushimi 30-ditor në Ukrainë? Zëdhënësi i
foto ilustruese

MOSKË- Zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se Moska po shqyrton një propozim për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë. 

"Duhet të mendojmë për këtë. Ky është një zhvillim i ri. Ne kemi qëndrimin tonë”, tha Peskov, duke vënë në dukje se Presidenti rus Vladimir Putin kishte njoftuar tashmë  një armëpushim tre-ditor disa ditë më parë, pa asnjë përgjigje nga Kievi.

Zëdhënësi i Kremlinit shtoi se pavarësisht veprimit të njëanshëm të Rusisë, nuk ka pasur asnjë reagim publik nga pala ukrainase.

“A keni dëgjuar ndonjë përgjigje nga Kievi? Jo, as ne. A keni dëgjuar ndonjë kritikë ndaj Kievit për mosreagim ose për mosdëshirën për t'u përgjigjur? "Jo", theksoi Peskov, duke nënvizuar mungesën e presionit ndërkombëtar mbi udhëheqjen ukrainase.

Më parë, fuqitë e mëdha evropiane mbështetën propozimin për një armëpushim 30-ditor pa kushte në Ukrainë, me marrëveshjen e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, dhe kërcënuan Presidentin rus Vladimir Putin me sanksione të reja të mëdha nëse ai nuk e pranon atë brenda ditëve të ardhshme. Moska, megjithatë, paralajmëroi se është e kotë të ushtrohet presion mbi të. 

"Ne jemi mësuar me sanksionet, tashmë mund ta imagjinojmë se çfarë do të bëjmë pas shpalljes së tyre, si t'i minimizojmë pasojat", tha Peskov në një intervistë me kanalin Rossiya 1.

Peskov foli gjithashtu për irritimin e evropianëve përballë mbështetjes globale për Ditën e Fitores në Moskë.

“Evropianët janë nervozë për atë që ndodhi të premten në Moskë. Ata janë nervozë përballë mbështetjes së madhe globale për Ditën e Fitores”, tha Peskov në mënyrë karakteristike.

dmitry peskov

Sondazh

Poll