Sport

Mourinho tallet me një gazetar për formacionit të Fenerbahçes: “Unë hedh 25 monedha në ajër...”

Trajneri portugez përdori ironinë, kur u pyet nga një gazetar turk, pas triumfit kundër Basaksehir, se si e përzgjedh formacionin

10 Maj 2025, 17:30 Nga DOSJA
Mourinho tallet me një gazetar për formacionit të

TURQI - Fenerbahçe e José Mourinhos mposhti Basaksehirin me rezultatin 4-1 në Ligën Turke dje dhe, pas ndeshjes, trajneri përdori ironinë për t'iu përgjigjur një gazetari, i cili vuri në dyshim zgjedhjet e tij për formacionin e parë.

Gazetari e përballi trajnerin me faktin se në 31 ndeshje ai kishte përdorur shumë formacione të ndryshëm. "Cila është arsyeja e një ndryshimi të vazhdueshëm të preferencave?"

Mourinho, me stil të vërtetë, u përgjigj: "Kam 25 monedha dhe i hedh në ajër. Lojtarët që bien në tavolinë luajnë. Ata që bien jashtë, qëndrojnë në stol."

I pakënaqur, ai shtoi: "Unë gjithashtu shkoj në klub gjatë fundjavave dhe argëtohem. Kështu e zgjedh formacionin titullar."

Duhet të mbahet mend se Fenerbahçe është e dyta në Ligën Turke, 5 pikë pas Galatasarayt, i cili ka luajtur një ndeshje më pak.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll