Sport

Ruben Amorim: “Nuk kemi më asgjë për të kursyer në këtë edicion të Premier League”

Trajneri i United pranon se do t’i pushojë lojtarët para finales së Europa League

10 Maj 2025, 16:00 Nga DOSJA
Ruben Amorim: “Nuk kemi më asgjë për të kursyer

ANGLI - Ruben Amorim pranon kritikat që Man.United është përballur, me sfida të tilla për shkak të sezonit të dobët në Premier Ligë, në të cilin aktualisht janë të 15-tët.

“Po përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë, por mund të bëjmë edhe më mirë. Nuk kam çfarë të them për kritikat. E meritojmë! Nëse nuk pranojmë të na thuhet gjithçka pas një sezoni si ky, atëherë jemi në profesionin e gabuar. Pajtohem me të gjitha kritikat.

Në këtë pikë duhet të bëj një zgjedhje. Duhet të mendoj për atë që është më e mira për klubin dhe jo për atë që është më e mira për mua. Duhet t’i lë të pushojnë lojtarët, për të shmangur lëndimet e tyre, sepse është shumë e rëndësishme të fitojmë Europa League.

Nuk kemi më asgjë për të kursyer në këtë edicion të Premier League”, thotë trajneri i Mançesterit. United, i cili do të përballet me West Ham në Old Trafford këtë pasdite.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll