Sport

Fqinjët ankohen në polici për jetën e natës dhe zhurmën që bëhet te Ansu Fatit…

"Festa mesnate me vajza deri në orët e para të mëngjesit. Kemi regjistruar imazhe të tyre, duke ardhur e duke ikur. Jemi të dëshpëruar, nuk mund të pushojmë kështu,” shkruhet në një letër që fqinjët i kanë dërguar policisë.

10 Maj 2025, 15:30 Nga DOSJA
Fqinjët ankohen në polici për jetën e natës dhe

 SPANJE - Ndërsa Lamine Yamal është në formë të shkëlqyer, një tjetër shok i tij i skuadrës, gjithashtu një lojtar i të rinjve të Barçës, Ansu Fati, nuk po kalon periudhën e tij më të mirë.

Polemika e fundit rreth tij ka qenë një letër nga fqinjët e tij, të cilët ankohen për zhurmën dhe festat në polici.

"Festa mesnate me vajza deri në orët e para të mëngjesit. Kemi regjistruar imazhe të tyre, duke ardhur e duke ikur. Jemi të dëshpëruar, nuk mund të pushojmë kështu. E kemi telefonuar policinë e qytetit shumë herë.

Më parë, ata vinin dhe i gjobitnin. Tani, meqenëse janë në tarracë, kur shohin dritat e makinave që afrohen, fikin muzikën dhe oficerët nuk mund të bëjnë asgjë. Ndonjëherë festat fillonin në mesnatë, dhe herë të tjera në orën tre të mëngjesit.

Ansu dhe miqtë e tij mbërrinin të parët, dhe pastaj vajzat, duke qeshur, duke bërtitur dhe duke bërë shumë zhurmë", janë ankesat e fqinjëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll