Art&Argëtim

Kush është Niçja i Marina Vjollcës?! Moderatorja suprizon me foton e fundit, zbulon te preferuarin e saj

21 Janar 2020, 08:36 Nga DOSJA
Kush është Niçja i Marina Vjollcës?! Moderatorja suprizon

TIRANË– Moderatorja Marina Vjollca ka shfaqur së fundmi një anë tjetër të sajën, që publiku nuk ia njihte, dashurinë për librat. Në një foto të publikuar në Instastory, Vjollca ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale, disa rreshta të librit që aktualisht ka në duar. Ndër rreshta, vihet re që paragrafi që ka zgjedhur moderatorja flet për Zhozefin, personazhin e librit “Kur qau Niçja”.

“Por Zhozef, ju e shmangni pyetjen time. A keni jetuar jetën tuaj? Apo jeni jetuar prej saj? A keni zgjedhur? Apo ju ka zgjedhur? A keni dashur? Apo keni ndjerë keqardhje për të? Kjo është ajo që unë dua të  them, kur ju pyes nëse keni konsumuar jetën tuaj? A e keni përdorur? E kujtoni atë ëndrrën, në të cilën babai juaj qëndronte i pafuqishëm, duke u lutur, ndërsa një fatkeqësi ishte duke i ndodhur familjes së tij?A nuk jeni edhe ju si ai? A nuk qëndroni i pafuqishëm duke mbajtur zi për jetën, që nuk e jetuat kurrë?”- është një pjesë që moderatorja Vjollca, ka vendosur të ndajë në profilin e saj në rrjete sociale.

Pas kësaj fotoje, Marina na lë të kuptojmë se Niçja i saj i preferuar, është filozofi i fashmëm, Friedrich Nietzsche. Në fakt, termi Niçja prej një viti sjell në mendje tek publiku Altin Avdylin, një prej anëtarëve të grupit të Shijakur. Avdylajt u bënë të njohur për publikun pas nxjerrjes së përgjimeve nga “Bild”, teksa dëgjoheshin të flisnin me ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon. 

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz marina vjollca moderatorja nicja marina vjollca moderatorja nicja

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 21 Janar 2020, 09:24

KANADA– Një Meghan Markle e buzëqeshur ka marrë Archie dhe dy qenët e saj për një shëtitje në Vancouver disa orë para se Princ Harry të mbërrinte në Kanad...