Art&Argëtim

Më shumë se 700 mijë euro, Ermal Mamaqi zbardh shifrën që shpenzoi për filmin “I love Tropoja”: Ishin lentet e shtrenj

21 Janar 2020, 11:02 Nga DOSJA
Më shumë se 700 mijë euro, Ermal Mamaqi zbardh shifrën

TIRANË– Ermal Mamaqi së shpejti nxjerr në treg, filmin e tij të dytë “I Love Tropoja”. I ftuar në “Wake Up”, aktori i humorit ka rrëfyer se ky film ka kushtuar gati 3-fishin e çmimit të filmit “Dy gisht mjaltë”.

“Filmi ka kushtuar mbi 700 mijë euro,”- tha Ermal Mamaqi, duke shpjeguar se ky çmim i lartë vjen si pasojë e cilësisë së përdorur. Sipas aktorit, janë përdorur aparaturat e nivelit të fundit, dhe madje lentet e përdorura në kamerat e filmit “I Love Tropoja”, janë të njëjtat me ato që janë përdorur për realizimin e filmit hollivudian “Fast & Furios 8”.

Rreth një vit më parë, gjatë një interviste pas publikimit të filmit të tij të parë, “Dy gisht mjaltë”, aktori i ftuar në emisionin e pasdites, tek Rudina Magjistari deklaroi: “Ky film ka kushtuar rreth 250 mijë Euro, një financim i pavarur. Kjo është eksperienca ime e parë si producent dhe tani që mësova mendoj se mund ta kishim bërë edhe më lirë. Ndonjëherë këto buxhetet e fryra nuk merren vesh që janë bërë dhe duken si Lekë të harxhuara kot”.

(R.L/Dosja.al)

                                                           

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz 700 mijë euro i love tropoja aktor humori ermal mamaqi filmi i ermal mamaqit i love tropoja 700 mijë euro i love tropoja aktor humori ermal mamaqi filmi i ermal mamaqit i love tropoja

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 21 Janar 2020, 09:24

KANADA– Një Meghan Markle e buzëqeshur ka marrë Archie dhe dy qenët e saj për një shëtitje në Vancouver disa orë para se Princ Harry të mbërrinte në Kanad...