Politike

"Misioni vazhdon!" Mbyllja e fushatës, kandidati i PSD-së në Tiranë, Tedi Mula: Vendi udhëhiqet nga pushteti, e jo nga zotësia dhe intelekti

Mula shkruan se misioni vazhdon dhe se kjo fushatë elektorale për të ka qenë një përvojë ndryshe nga të tjerat, jo vetëm si një emër i ri, por edhe prej moshës së re.

9 Maj 2025, 19:46 Nga M.B
"Misioni vazhdon!" Mbyllja e fushatës, kandidati i PSD-së
Tedi Blushi

TIRANA- Kandidati i Partisë Socialdemokrate (PSD) për deputet në qarkun e Tiranës, njësia administrative nr.1, Tedi Mula ka ndarë në rrjetet sociale një video ku shfaqet krah mbështetëve të tij duke bërë thirrje për të votuar kandidaturën e tij më 11 maj. Mula shkruan se misioni vazhdon dhe se kjo fushatë elektorale për të ka qenë një përvojë ndryshe nga të tjerat, jo vetëm si një emër i ri, por edhe prej moshës së re.

Ai shton se gjatë vitit të fundit ka takuar mijëra njerëz, me problematika, ndjesi, talente dhe vullnete të larmishme, të cilët i kanë bërë të kuptoj që jeta është përtej politikës, kulturës, ekonomisë dhe sistemit ku jetojmë. Mula thotë se kjo fushatë përfundon, por rrugëtimi sapo ka filluar.

"Zgjodha të kandidoj në këtë garë sepse kuptoj që ne i dënojmë të rinjtë tanë. Themi se brezat e rinj nuk dinë asgjë, nuk duan asgjë dhe nuk bëjnë asgjë, ndërkohë që nuk u japim mundësinë dhe hapësirën për të ditur, për të bërë shumë gjëra apo për të dashur atë që bëjnë", tha Mula.

POSTIMI:

Rrugëtimi politik që nisa, për mua ishte një përvojë ndryshe nga të tjerat, jo vetëm si një emër i ri, por edhe prej moshës së re.

Ky ka qenë një udhëtim i mbushur me sfida, emocione dhe, mbi të gjitha, me mësime të çmuara.

Çdo derë që trokita, çdo dorë që shtrëngova dhe çdo bisedë që ndava më ka dhënë forcë dhe bindjen se politika mund të bëhet me zemër, me ndershmëri dhe me përkushtim.

Gjatë vitit të fundit kam takuar mijëra njerëz, me problematika, ndjesi, talente dhe vullnete të larmishme, të cilët më kanë bërë të kuptoj që jeta është përtej politikës, kulturës, ekonomisë dhe sistemit ku jetojmë.

Vendi jonë udhëhiqet nga pushteti, e jo nga zotësia dhe intelekti.

Zgjodha të kandidoj në këtë garë sepse kuptoj që ne i dënojmë të rinjtë tanë.
Themi se brezat e rinj nuk dinë asgjë, nuk duan asgjë dhe nuk bëjnë asgjë, ndërkohë që nuk u japim mundësinë dhe hapësirën për të ditur, për të bërë shumë gjëra apo për të dashur atë që bëjnë.

Jam mirënjohës për çdo dashamirës, për çdo qytetar që më dha një buzëqeshje, një fjalë inkurajuese apo një kritikë të sinqertë.

Faleminderit nga zemra Partisë Socialdemokrate për mbështetjen dhe për hapësirën që i jep brezit të ri për të ndërtuar të ardhmen.

Një falënderim i veçantë shkon për stafin tim të jashtëzakonshëm, që ka punuar me përkushtim dhe pa u lodhur, ditë e natë.
Ju faleminderit për besimin, energjinë dhe për çdo hap që kemi hedhur së bashku.

Në veçanti dhe përzemërsinë më të madhe falenderoj familjen time për durimin, dashurinë dhe forcën që më kanë dhënë çdo ditë. Pa ju, ky rrugëtim nuk do të ishte i mundur.

Kjo fushatë përfundon, por rrugëtimi sapo ka filluar. Me besim, përkushtim dhe dashuri për vendin, ecim përpara, së bashku.

Misioni Vazhdon

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tedi Mula (@tedi_mula)

tedi mula

Sondazh

Poll