Bota

BE-ja do të ofrojë 1 miliard euro për industrinë e mbrojtjes ukrainase nga asetet ruse

9 Maj 2025, 16:11 Nga M.L

BE-ja do të ofrojë 1 miliard euro për industrinë e mbrojtjes

BRUKSEL- Lëshimi i një miliard eurove për industrinë e mbrojtjes ukrainase, para që do të tërhiqen nga interesat e gjeneruara nga asetet ruse që janë ngrirë në Bashkimin Evropian, u njoftua sot nga qyteti ukrainas i Lvivit nga shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaia Kalas.

“Sapo kemi ndarë një miliard euro për industrinë e mbrojtjes ukrainase, në mënyrë që Ukraina të mund të mbrohet më mirë kundër pushtimit rus, tha Kalas në margjinat e një vizite në Ukrainë, së bashku me ministrat e jashtëm evropianë," tha ajo.

Perëndimi ka ngrirë asetet ruse me vlerë rreth 235 miliardë euro që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, ku shumica e këtyre aseteve ndodhen në Evropë.

Në mars, Unioni vendosi të përdorë interesin e fituar nga këto asete për të financuar ndihmën për Ukrainën, të cilën Moska e quajti "vjedhje".

Sondazh

Poll