Bota

Mesha për fronëzimin e Papa Leo XIV do të mbahet me 18 maj/ Kreu i Kishës: Disa e konsiderojnë besimin si diçka irracionale! Një tipar i njerëzve të dobët dhe pa inteligjencë

I veshur me rroba të bardha me detaje ari, ai zgjodhi të mbante shkopin baritor që Benedikti XVI e kishte përdorur edhe gjatë meshës, e cila u transmetua drejtpërdrejt në të gjithë botën.

9 Maj 2025, 14:59 Nga M.L
Mesha për fronëzimin e Papa Leo XIV do të mbahet me 18 maj/ Kreu
Papa Leo XIV

ITALI- Papa Leo XIV kremtoi Liturgjinë e tij të parë Hyjnore si papë sot, të premten, në Kapelën Sistine, para kardinalëve, në të cilën morën pjesë të gjithë kardinalët. I veshur me rroba të bardha me detaje ari, ai zgjodhi të mbante shkopin baritor që Benedikti XVI e kishte përdorur edhe gjatë meshës, e cila u transmetua drejtpërdrejt në të gjithë botën.

"Disa e konsiderojnë besimin si diçka irracionale, një tipar i njerëzve të dobët dhe pa inteligjencë. Ata preferojnë gjëra të tjera të sigurta, si paratë, fama, pushteti, kënaqësia", theksoi papa i sapozgjedhur në Kapelën Sistine.

Papa amerikan shtoi se ai që i shërben Jezusit është i përkushtuar të zhduket, në mënyrë që vetëm Krishti të mbetet, në mënyrë që ne ta njohim dhe ta lavdërojmë. Ai paralajmëroi se duke e konsideruar Krishtin një udhëheqës karizmatik ose një lloj supernjeriu, dikush në realitet po jeton në kushte ateizmi.

Më 18 maj, mesha për fronëzimin e Papa Leo XIV

Vatikani njoftoi se mesha e kurorëzimit për Papa Leo XIV do të mbahet të dielën, më 18 maj. Të mërkurën, më 21 maj, do të zhvillohet audienca e parë e përgjithshme e besimtarëve. Më në fund, duke filluar nga e hëna e ardhshme, Kapela Sistine, ku u mbajt konklavi, do të rihapet për vizitorët.

 

papa leo xiv

Sondazh

Poll