Bota

Tensionet tregtare SHBA-BE/ Trump për von der Leyen: Mezi pres të takoj 'presidenten fantastike' të Komisionit Evropian

Me këtë ton të pazakontë nga banori i Shtëpisë së Bardhë, i cili nuk e fsheh mospëlqimin e tij ndaj Bashkimit Evropian dhe institucioneve të tij, kreu i Komisionit Evropian shpërtheu në të qeshura kur u pyet për këtë karakterizim lajkatues.

9 Maj 2025, 13:27 Nga M.L

Tensionet tregtare SHBA-BE/ Trump për von der Leyen: Mezi pres të

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të enjten se shpreson të takohet me presidenten “fantastike” të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mes tensioneve tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe BE-së.

"Ajo është vërtet fantastike, shpresoj të takohemi", tha Donald Trump në përgjigje të një gazetari që e pyeti në Zyrën Ovale nëse ai parashikon një bisedë me të.

Me këtë ton të pazakontë nga banori i Shtëpisë së Bardhë, i cili nuk e fsheh mospëlqimin e tij ndaj Bashkimit Evropian dhe institucioneve të tij, kreu i Komisionit Evropian shpërtheu në të qeshura kur u pyet për këtë karakterizim lajkatues.

"Në përgjithësi më pëlqejnë komplimentet," u përgjigj ai gjatë një konference për shtyp në Bruksel me kancelarin e ri të Gjermanisë, Friedrich Merz.

donald trump

Sondazh

Poll