Bota

Meloni letër urimi Papës Leone XIV: Bota ka nevojë të dëshpëruar për paqe

Ajo thekson se Kardinalët kanë identifikuar në qenien e tij tiparin, që e bën Papa Leone XIV udhëheqësin e kishës universale.

8 Maj 2025, 22:13 Nga E. D
Meloni letër urimi Papës Leone XIV: Bota ka nevojë të
Giorgia Meloni

ITALI- Kreyministrja e Italisë, Giorgia Meloni, i ka dërguar një letër urimi Papës Leone XIV. Në letër, Meloni pohon se bota ka nevojë të madhe për paqen, të cilën ajo, nga Loggia della Benedizioni, e ka kërkuar disa herë, duke kujtuar veprimin e pandërprerë dhe të palodhur të kryer nga i ndjeri Papa Françesku. Ajo thekson se Kardinalët kanë identifikuar në qenien e tij tiparin, që e bën Papa Leone XIV udhëheqësin e kishës universale.

“At i Shenjtë, ju shpreh urimet e mia personale dhe ato të Qeverisë Italiane për zgjedhjen tuaj në Fronin e Pjetrit. Italianët do ta shohin atë si një udhërrëfyes dhe pikë referimi, duke njohur te papa dhe kisha atë autoritet shpirtëror dhe moral që rrjedh nga mesazhi i saj i pashtershëm i dashurisë, bamirësisë dhe shpresës, që rrjedh nga fjala e zotit. Kardinalët, të udhëhequr nga shpirti i shenjtë, kanë identifikuar në personin tuaj udhëheqësin e kishës universale’’, thekson Meloni.

giorgia meloni itali

Sondazh

Poll