Bota

Zgjedhja e Papës së ri/ Vladimir Putin uron kreun e Kishës Katolike: Bashkëpunimi mes Rusisë e Vatikanit do të vazhdojë mbi bazën e vlerave kristiane që na bashkojnë

Putin e ka uruar Papën dhe ka shprehur besim në zhvillimin konstruktiv të dialogut mes Rusisë dhe Vatikanit.

8 Maj 2025, 20:39 Nga M.L
Zgjedhja e Papës së ri/ Vladimir Putin uron kreun e Kishës
Leone XIV

RUSIKreu i Kishës Katolike në Vatikan është zgjedhur ditën e sotme vetëm pak orë më përpara duke berë që gjithë bota t'i kthejë sytë nga Italia. Papa i ri, Leone XIV ka marrë urime të shumta nga thuajse të gjithë liderët botërorë dhe një ndër to është edhe presidenti rus Vladimir Putin. Putin e ka uruar Papën dhe ka shprehur besim në zhvillimin konstruktiv të dialogut mes Rusisë dhe Vatikanit.

"Jam i bindur se dialogu konstruktiv dhe bashkëpunimi i krijuar mes Rusisë dhe Vatikanit do të vazhdojnë të zhvillohen mbi bazën e vlerave kristiane që na bashkojnë," thuhet në deklaratën e cituar nga Tass.

leone xiv

Sondazh

Poll