Bota

Një Papa "Leoni" erdhi, ja emri që do të mbajë udhëheqësi i Vatikanit

Ditën e sotme kardinali amerikani Robert Francis Prevost, është zgjidhur Papa i ri i Kishës Katolike Romane.

8 Maj 2025, 19:13 Nga M.B
Një Papa "Leoni" erdhi, ja emri që do të mbajë
Vatikan

VATIKAN- Leoni i XIV do të jetë emri i Papës së ri. Ditën e sotme kardinali amerikani Robert Francis Prevost, është zgjidhur Papa i ri i Kishës Katolike Romane. Pak çaste më parë nga Lozha Qendrore e Bazilikës së Shën Pjetrit, Kardinali Protodiakon Dominique Mamberti shqiptoi këtë formulë latine, duke i komunikuar Romës dhe mbarë botës emrin e Pasardhësit të ri:

“Lord Më i Shquari dhe Më i Nderuari, Lord Kardinali Robert Francis Prevost, i cili i dha vetes emrin Leo XIV.”

Ka kaluar shumë kohë që kur Kisha Katolike Romane pasur një papë me këtë emër. Leoni i fundit, Leo XIII, u zgjodh në 1878 dhe shërbeu deri në vdekjen e tij në 1903. 

Pavarësisht kundërshtimit të hershëm të Vatikanit ndaj idesë së një Pape nga SHBA-ja për shkak të statusit të vendit si superfuqi dhe ndikimit laik global, Prevosti u zgjodh si Pasardhës i Papa Françeskut.

leoni i xiv

Sondazh

Poll