Bota

Zgjidhet Papa i ri/ Ja atmosfera në Vatikan (LIVE)

Njerëzit po kërcejnë nga gëzimi, disa po i luten qiellit. Një çift nga Greqia thotë se është një "përvojë që ndodh vetëm një herë në jetë", duke shtuar se do të presin të shohin Papën e ri të shfaqet në ballkon.

8 Maj 2025, 18:12 Nga M.B
Zgjidhet Papa i ri/ Ja atmosfera në Vatikan (LIVE)
Vatikan

VATIKAN- Brohoritje të mëdha nga turma të mëdha besimtarësh katolikë pritën me padurim tymin e bardhë që ngrihej lart në Cappella Sistina në Vatikan. Mediat e huaja shkriajnë se të gjithë po vrapojnë përpara për të parë Papën e ri.

Njerëzit po kërcejnë nga gëzimi, disa po i luten qiellit. Një çift nga Greqia thotë se është një "përvojë që ndodh vetëm një herë në jetë", duke shtuar se do të presin të shohin Papën e ri të shfaqet në ballkon.

Zhurma momentalisht në Vatikan është e jashtëzakonshme, kambanat bien aq fort sa jehon nëpër shesh ndërsa njerëzit brohorasin dhe bërtasin nga gëzimi.

 

vatikan

Sondazh

Poll