Bota

Përplasja Indi-Pakistan/ Rubio telefonon kryeministrin pakistanez: Të dyja vendet të punojnë ngushtë për të çtensionuar situatën

Kreu i diplomacisë amerikane vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara po e monitorojnë nga afër situatën në Azinë Jugore, pasi janë të përkushtuara për të promovuar paqen dhe stabilitetin në rajon.

8 Maj 2025, 17:37 Nga M.L
Përplasja Indi-Pakistan/ Rubio telefonon kryeministrin pakistanez: Të
Marco Rubio

SHBA- Të enjten pati ndërhyrje amerikane në krizën Indi-Pakistan. Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, i telefonoi kryeministrit pakistanez, Shehbaz Sharif. Kreu i diplomacisë amerikane vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara po e monitorojnë nga afër situatën në Azinë Jugore, pasi janë të përkushtuara për të promovuar paqen dhe stabilitetin në rajon.

Rubio theksoi nevojën që të dy vendet, Pakistani dhe India, të punojnë ngushtë për të çtensionuar situatën, tha zyra e kryeministrit pakistanez. Gjatë kësaj bisede telefonike, Kryeministri Sharif riafirmoi vendosmërinë e Pakistanit për të mbrojtur "sovranitetin dhe integritetin territorial me çdo kusht".

Në të njëjtën kohë, zëvendëskryeministri i Pakistanit deklaroi se vendi mbetet i vendosur të mbrojë jetën e civilëve dhe paqen në rajon.

Ai deklaroi gjithashtu se disa dronë ushtarakë indianë shkelën hapësirën ajrore pakistaneze duke kaluar kufirin ndërkombëtar në disa zona dhe se forcat e armatosura pakistaneze u përballën me 75-80 avionë luftarakë indianë dhe qëlluan pesë avionë. Një zëdhënës i ushtrisë pakistaneze tha se 29 dronë indianë u rrëzuan.

marco rubio

Sondazh

Poll