Bota

Parlamenti ukrainas ratifikon marrëveshjen e nënshkruar me SHBA-në për mineralet e rralla

Marrëveshja është pjesë e kuadrit më të gjerë të një fondi të përbashkët investimi për rindërtimin e Ukrainës.

8 Maj 2025, 14:17 Nga r.ll
Parlamenti ukrainas ratifikon marrëveshjen e nënshkruar me
parlamenti

KIEV- Parlamenti ukrainas ka ratifikuar marrëveshjen e nënshkruar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shfrytëzimin e burimeve minerale të vendit.

Marrëveshja është pjesë e kuadrit më të gjerë të një fondi të përbashkët investimi për rindërtimin e Ukrainës, siç u njoftua të mërkurën e kaluar nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së. Fondi synon të mbështesë sektorët strategjikë ekonomikë të vendit të shkatërruar nga lufta dhe konsiderohet nga Kievi si thelbësor për ruajtjen e ndihmës ushtarake amerikane.

Presidenti Donald Trump i ka kërkuar vazhdimisht Ukrainës të kompensojë SHBA-në për miliarda dollarë të ndarë për mbrojtjen e saj kundër pushtimit rus. Arritja e një marrëveshjeje ekonomike si ajo me mineralet vepron gjithashtu si një përgjigje ndaj këtyre presioneve.

Ukraina zë një vend të rëndësishëm në hartën globale të lëndëve të para. Përpara pushtimit rus të vitit 2022, mineralet si bakri, nikeli, litiumi dhe titaniumi përbënin 6.1% të PBB-së dhe 30% të eksporteve të vendit. Këto minerale janë jetike për prodhimin e produkteve teknologjike, sistemeve mbrojtëse dhe zgjidhjeve "të gjelbra" të energjisë.

ukraine shba

Sondazh

Poll