Bota

PE i hoqi imunitetin si eurodeputet, Grzegorz Braun shkel me këmbë flamurin e BE-së, më pas i vë flakën (VIDEO)

Braun në dhjetor 2023 ai përdori një fikës zjarri për të shuar qirinjtë në një ceremoni përkujtimi gjatë një eventi të Hanukkah në parlamentin polak.

8 Maj 2025, 12:18 Nga N.F
PE i hoqi imunitetin si eurodeputet, Grzegorz Braun shkel me këmbë
Braun

BRUKSEL- Parlamenti Evropian ka votuar për t’i hequr imunitetin parlamentar eurodeputetit të ekstremit të djathtë polak, Grzegorz Braun, duke i hapur rrugën autoriteteve polake për ta ndjekur atë penalisht.

Braun në dhjetor 2023 ai përdori një fikës zjarri për të shuar qirinjtë në një ceremoni përkujtimi gjatë një eventi të Hanukkah në parlamentin polak. Pas aktit kontrovers, Braun i mbrojti veprimet e tij, duke thënë: “Nuk mund të ketë vend për akte të adhurimit racist dhe fisnor Talmudik në territorin e Republikës së Polonisë”.

Imuniteti i Braun ishte revokuar më parë nga parlamenti polak, por zgjedhja e tij në PE në qershor 2024 i dha atij imunitet evropian. Por kjo u rrëzua nga PE të martën, e cila votoi gjithashtu për të hequr imunitetin e Petr Bystron, një anëtar i partisë gjermane të ekstremit të djathtë AfD, dhe Petras Gražulis, kryetarit të partisë së krahut të djathtë lituanez Unioni i Popullit dhe Drejtësisë.

Braun të martën pas vendimit të PE-së shkeli dhe fshiu këpucët me një flamur të Bashkimit Evropian në Ministrinë e Industrisë në Katowice, në jug të Polonisë. Eurodeputeti u filmua duke hequr flamurin e BE-së, duke fshirë këpucët me të dhe më vonë duke i vënë flakën jashtë ndërtesës. Braun postoi një video të incidentit në X, duke deklaruar: “Kjo është Polonia, jo Brukseli".

braun

Sondazh

Poll