Bota

Po festonin fitoren e PSG-së/ Makina përplaset me turmën e tifozëve, zë poshtë 3 persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë (VIDEO)

Sipas prefekturës së policisë së Parisit, të paktën tre tifozë u trajtuan nga shërbimet e urgjencës, njëri në gjendje të rëndë dhe dy të tjerë me lëndime të lehta.

8 Maj 2025, 10:04 Nga N.F
Po festonin fitoren e PSG-së/ Makina përplaset me turmën e
Pamje nga vendi i ngjarjes

PARIS- Një makinë është përplasur me një turmë tifozësh në Paris. Nga aksidenti janë plagosur tre persona, njëri prej të cilëve është shtruar në spital në gjendje të rëndë. Motivet e shoferit të shpallur në kërkim nuk janë sqaruar, ndërsa videoja që është publikuar që regjistron incidentin është tronditëse. 

Sipas prefekturës së policisë së Parisit, të paktën tre tifozë u trajtuan nga shërbimet e urgjencës, njëri në gjendje të rëndë dhe dy të tjerë me lëndime të lehta. Skenat e gëzimit ia lanë shpejt vendin panikut në Rue Christophe-Colomb pranë Champs-Elysées.

Ndërsa tifozët festonin fitoren e ekipit të tyre ndaj Arsenalit në Parc des Princes, një makinë e zezë u përplas me turmën për arsye që ende nuk janë sqaruar, duke rrëzuar disa persona në tokë. Pas incidentit, dhjetëra tifozë e ndoqën automjetin në këmbë, i cili u gjet i djegur disa metra larg. Nuk dihet nëse personat që ndodheshin në makinë u arrestuan ose pse automjeti u përplas me turmën.

tifozet e psg

Sondazh

Poll