Sport

VIDEO / PSG-Inter do të jetë finalja e Championa League!

Arsenali u mund nga francezët edhe në ndeshjen e dytë me shifrat 2-1 duke shuar ëndrrën për një trofe të madh.

7 Maj 2025, 22:53 Nga DOSJA
VIDEO / PSG-Inter do të jetë finalja e Championa League!

FRANCE – Inter-PSG do të jetë finalja e Ligës së Kampionëve 2024/2025. Pas fitores së ngushtë në Londër 0-1, skuadra e Luis Enriques mundi Arsenalin 2-1 në ndeshjen e kthimit dhe siguroi një vend në finalen e turneut të planifikuar për më 31 maj në Mynih.

Në “Parc des Princes” në pjesën e parë, Donnarumma shpëtoi parizienët me dy pritje të shkëlqyera, ndërkohë një gjuajtje me të djathtën nga Kvaratskhelia goditi shtyllën dhe Ruiz (27') e zhbllokoi rezultatin me një gjuajtje të fuqishme me të majtën.

Në pjesën e dytë, Raya priti një penallti të ekzekutuar nga Vitinha në minutën e 69', ndërkohë që 3 minuta më pas Hakimi, sakrtësisht në minutën e  72-të dyfishoi rezultatin me një gjuajtje me të djathtën.

Goli i vetëm për Topçinjtë ishte ai i Saka pak minuta më pas që ngushtoi diferencën dhe i dha shpresë skuadrës së Artetës, por më kot, por më kot, asgjë nuk ndryshoi deri në fund dhe parisienët fituan kështu edhe takimin e dytë për të kaluar në finalen e madhe. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll