Sport

Vinicius në Festivalin e Filmit në Kanë, si producent i një filmi antiracist...

Filmi "Clarice Sees Stars" i prodhuar nga Vinicius, do të shfaqet në Kanë

7 Maj 2025, 20:00 Nga DOSJA
Vinicius në Festivalin e Filmit në Kanë, si producent i një

FRANCE - Filmi "Clarice Vê Estrelas" (Clarice Shikon Yjet) është i pari në të cilin futbollisti brazilian Vinicius Junior merr pjesë, si producent dhe do të shfaqet gjatë Festivalit të Filmit në Kanë, i cili zhvillohet nga 13 deri më 24 maj.

Filmi, i drejtuar nga Leticia Pires, është pjesë e pranisë braziliane në festival, me aktorin brazilian Bruno Gagliaso që është gjithashtu bashkëproducent.

Ngjarja e filmit sillet rreth Clarice, një vajze tetëvjeçare me ngjyrë, jeta e përditshme e së cilës përmbyset me ardhjen e një foshnje të re në familje.

E ndjerë e margjinalizuar dhe e padukshme, Clarice gjen strehë në një libër magjik që e çon atë në Cirkun imagjinar të Ujorit, një botë ku festohet diversiteti.

Atje, heroina e vogël nis një udhëtim vetëdijesimi dhe empatie, duke mësuar të menaxhojë emocionet e saj, të përballet simbolikisht me racizmin dhe të vlerësojë vlerën e diversitetit.

‘Marché du Film’, krahu komercial i Festivalit të Filmit në Kanë, është një platformë globale që u mundëson festivaleve dhe tregjeve të filmit të shfaqin prodhimet e tyre dhe të lidhen me producentë, distributorë dhe profesionistë të industrisë.

Këtë vit, Brazili është përzgjedhur si vendi i nderuar, si pjesë e një programi që promovon shkëmbimin kulturor për të festuar 200 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Pjesëmarrja e Vinicius Junior në prodhimin e "Clarice Vê Estrelas" shënon hyrjen e tij në botën e kinemasë, duke i shtuar një dimension të ri karrierës së tij përtej fushave të kinemasë.

Në një intervistë, aktori Bruno Gagliaso tha se futbollisti "ishte shumë i interesuar të mbështeste këtë projekt artistik që është një burim plotësisht i gjallë kundër paragjykimeve" dhe shpejt iu bashkua projektit si producent i asociuar, përmes Institutit Vini Jr.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll