Politike

“Çyryku burgosi Ervin Salianjin”/ Alizoti nga Elbasani: Rama shkonte në Beograd dhe i thoshte Vuçiçit vëllai im dhe përqeshte Albin Kurtin

Alizoti u shpreh gjithashtu se Rama shkonte në Beograd dhe i thoshte presidentit serb, Aleksandër Vuçiçit vëlla, ndërsa kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, e përqeshte.

7 Maj 2025, 20:49 Nga E. D
“Çyryku burgosi Ervin Salianjin”/ Alizoti nga Elbasani: Rama
Tomor Alizoti

ELBASAN- Drejtuesi politik i PD për qarkun Elbasan, Tomor Alizoti, gjatë fjalës së tij para qytetarëve në takimin elektoral, akuzoi kryeministrin Edi Rama duke thënë se çyryku burgosi Ervin Salianjin. Alizoti u shpreh gjithashtu se Rama shkonte në Beograd dhe i thoshte presidentit serb, Aleksandër Vuçiçit vëlla, ndërsa kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, e përqeshte. Me ironi Alizoti tha se Rama do mbetet në historinë e kombit shqiptar si njeriu i vetëm që në sheshin e Tiranës vuri kokën e tij.

Alizoti: Sot më ka bërë përshtypje diçka, niveli i lartë it ë gjithë diskutuesve, niveli elitar i PD-së. ju e dini që uk rri rehat. Çuni i Kristaqit respekto disnivelin, respekto që je mbreti i llumit, siç ke qenë gjithmonë. Ka një koncept në filozofinë e njohjes. Njerëzit e shohin botën sic janë vetë. Nëse je vetë cyrykë, të duken të gjithë çyrykë. Po flas për shkencë. Dua të përshëndes vëllian tonë, mikun tonë që çyryku e burgosi, Evin Salianji. Këto ditë javë vendimtare që të çlirohet kombi kombëtar.

Mos harroni se ky njeriu shkonte në Beograd dhe i thoshte Vuçiçit vëllai im dhe përqeshte Albin Kurtin. Mos harroni se kur u vra Afrim Bunjaku, i kam shkuar në shtëpi dhe kam takuar vajzën e tij të vetme, e cila qante për babain e vetë dhe i kam thënë ato fjalë në parlament. Afrim Bunjaku, heroi nuk ta shoh vajzën e vetë të martohet, ndërsa i biri i Kristaqit, sllavo-kumunisti, tha pas një jave se toka e Mitrovicës nuk i përket askujt.

tomor alizoti

Sondazh

Poll