Politike

"Ne na ka shkruar fati ynë, që të jemi këtu!" Rama mbyll fushatën në Fier: PS, më 11 maj me fitore të paparë deri më sot

Rama u shpreh se më 11 maj, Partia Socialiste do të marrë fitoren historike dhe të paparë deri më sot.

7 Maj 2025, 20:41 Nga M.B
"Ne na ka shkruar fati ynë, që të jemi këtu!" Rama
Edi Rama

FIER-  Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot takimin elektoral përmyllës në qytetin e Fierit. Rama u shpreh se më 11 maj, Partia Socialiste do të marrë fitoren historike dhe të paparë deri më sot. Gjithashtu ai shtoi se Partia Socialiste në rrugëtimin e saj mund të ketë bërë gabime, por në asnjë rast nuk ka cenuar interesin kombëtar të vendit.

“Ne jemi në mesin e Evropës qysh në agimin e kohërave. Ne na ka shkruar fati ynë, që të jemi këtu, ne me zakon kemi qenë dhe jemi evropianë, me kemi qenë dhe jemi ende të huajt për Evropën dhe kjo është arsyeja se të gjithë ne së bashku jemi të vendosur që ta vazhdojmë përpjekjen tonë, sepse ne duam ti japim fund statusit të të huajit mes të Evropës dhe ti japim shqiptarëve dhe Shqipërisë statusin e qytetarisë evropiane.

Sot dua ti drejtohem barrës tuaj të madhe, si kryeqyteti i socialiste, dua ti drejtohem përgjegjësisë tuaj të madhe si qendra e gravitetit të partisë sonë, nga ku duhet të shpërndahet në të gjithë qarkun e gjithë Shqipërinë, frymë e papërmbajtshme e një fitore të paparë deri më sot, sepse PS mund të këtë bërë shumë gabime qysh në lindjen e saj, por PS në rrugën e saj nuk ka qenë e përsosur, por PS ka dy gjëra që asnjë parti tjetër që nuk i thotë se e i ka: Kjo është partia më e madhe e shqiptarëve, kjo parti, qysh se ka hedhur hapin e parë në jetë nuk e ka cenuar kurrë interesin  kombëtar. Kjo është forca më kuq e zi e Shqipërisë”, tha Rama.

ps

Sondazh

Poll