Politike

"Votova dhe mbarova punë në Itali", emigranti rezulton në listat në qendrën e votimit: A nuk duhet të ishin hequr emrat që kanë votuar me postë? Punë e madhe se votoj dy herë

Ai ka mësuar se emri i tij del edhe në listat në qendrat e votimit teksa ka ngritur pyetjen se a duhet të shkojë të votojë dy herë meqë emrin e ka në lista.

7 Maj 2025, 09:45 Nga N.F
"Votova dhe mbarova punë në Itali", emigranti rezulton
Fleta e votimit

TIRANË- Në zgjedhjet e 11 majit do të votojnë për herë të parë është shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Kjo është hera e parë që emigrantët votojnë nga vendet ku jetojnë dhe proces i panjohur për vendin tonë ka hasur edhe problematika.

Disa nga problematikat janë regjistuar te shpërndarja dhe vonesa e zarfeve të votimit e deri tek mospatja e fletës së votimit brenda zarfit. Por mesa duket këto nuk janë problematikat e vetme, pasi një qytetar, emigrant që jeton në Itali ka vënë re se emri i tij rezultone edhe në qendrën e votimit.

Emigranti, Gëzim Lalo thekson se ai e ka marrë fletën e votimit në Itali ku dhe ka votuar ndërsa është kthyer prej dy ditësh në Shqipëri. Por ai ka mësuar se emri i tij del edhe në listat në qendrat e votimit teksa ka ngritur pyetjen se a duhet të shkojë të votojë dy herë meqë emrin e ka në lista. Më tej ai shton se ndoshta emrat janë lënë sa për tu dukur se ka votues.

"Kot per info:Si emigrant në Itali mua me vjen fleta e votimit votoj e postoj mbaroj pune. Tani kam 2 dite kam ardhë në Shqipëri, shoh emrin në list në qendrën e votimit. Si mendoni ju a nuk duhet të votoj edhe tek qendra e votimit. Jo për gjë po qelepir pune e madhe se votoj 2 herë. (p.s ishte shembull marr shkase nga emrat e emigranteve me pashaportizim në Itali dhe që kanë emrin edhe këtu ne qendrat e votimit) A nuk duhet të ishin hequr emrat që kanë votuar me post??????Ska gje dyfishojmë votat. Apo ndofta I kanë lënë emrat thjesht për tu dukur që ka votues. Boooo chi sa si tratta di Albaniaaaaaaa", shkruan emigranti.

"Votova dhe mbarova punë në Itali", emigranti rezulton

vota e diaspores

Sondazh

Poll