Ekonomi

Njesia Administrative Qendër në Vlorë një fshat i boshatisur si pasojë e emigrimit

20 Janar 2020, 19:08 Nga DOSJA
Njesia Administrative Qendër në Vlorë një fshat i boshatisur

VLORË – Fenomeni i emigrimit ndihet kudo, me rrugë të boshatisura, oborre shkollash të mekura, dyer të mbyllura me dryn të ndryshkur dhe pragje oborresh të zëna me mur. Kjo është panorama që të shfaqet pothuajse në të gjithë Shqipërinë dhe sidomos në zonat rurale ku varferia është edhe më e madhe dhe mundesitë për punesi janë më të pakta.

E tillë është situata edhe në njesinë administrative Qender në qytetin bregdetar.përpara kameras se A2 CNN banoret shprehen:

“Të gjithë janë pa punë këtu, të rinjtë janë në Greqi, Itali apo Gjermani. Vetëm pleq ka këtu”, thonë banorët. Gjithashtu edhe Drejtuesja e Njësisë Administrative shprehet se të rinjtë i takon vetëm kur vijnë në gjendje civile për të regjistruar ndonjë martesë ose kur u duhet ndonjë dokument. Margarita Koço shprehet: “Pjesa më e madhe e të rinjve janë jashtë shtetit”.

Turizmi dhe futja e disa prej këtyre fshatra në projektin e investimit “100 fshatrat” janë shpresa e vetme për të rikthyer rininë në këto zona.

R.G/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale braktisje emigrim vlore braktisje emigrim vlore

Sondazh

Poll

Ekonomi 19 Janar 2020, 10:04

INSTAT: Përgatituni për një vit të vështirë

TIRANË- Me mbarimin e projekteve të mëdha, pasojave të tërmetit, sidomos në turizëm, emigrimin që po godet fuqinë punëtore e produktivitetin e kompanive, k...

Ekonomi 18 Janar 2020, 16:02

Sekretaret nuk i duan më!

TIRANË– Teknologjia dhe automatizimi i kanë hequr detyrat si pritja apo përcjellja e letrave apo përgjigjet në telefonat fiks. Një gjeneratë e re e drejtue...