Ekonomi

Hapet drita jeshile për rikontruksionin e Kalasë së Gjirokastrës.Konsorciumi shqiptaro-spanjoll fiton tenderin

20 Janar 2020, 18:35 Nga DOSJA
Hapet drita jeshile për rikontruksionin e Kalasë së

Gjirokastër- Sipas detajeve të shpalljes së tenderit nga autoriteti kontraktual FSHZH, në garë morën pjesë 9 kompani , nga ku 3 përmbushnin kushtet e ofertës dhe ku u shpall konsorciumi shqiptaro-spanjoll fitues.

Puna do të konsistojë nëIdentifikimin, Hartimin e masave me përparësi për të adresuar shqetësimet urgjente të sigurisë dhe parandalimin e humbjes së strukturave të trashëgimisë në Kalanë e Gjirokastrës, por nuk jepen detaje për kohën e zhvillimit.Rikostruksioni i Kalasë së Gjirokastrës është pjesë e investimeve që po realizohen në kuadër të projektit “Zhvillimi i Integruar Urban e Turistik në Shqipëri” i financuar prej Ëorld Bank Group. Projekti synon të luajë një rol kyç në orientimin dhe demostrimin e dobisë që kjo qasje inovative e integruar ka për zhvillimin rajonal dhe mundësitë që krijon për adresimin e një sërë objektivash që janë edhe pjesë e Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Territorit.Projekti për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turistik shenjon një hap të rëndësishëm në dobi të qytetarëve, që kombinon vëmendjen ndaj realiteteve urbane në vend me përpjekjet për të rritur kontributin e sektorit të turizmit në ekonomi.

I financuar prej Bankës Botërore dhe Qeverisë Shqiptare, ky projekt që arrin një kosto prej 63.8 milion euro, do të synojë:

Projekti do të përqendrojë aktivitetin në qytetet e Beratit, Gjirokastrës, Përmetit e Sarandës, por pjesë e aktivitetit do të jenë edhe destinacione të tjera turistike që plotësojnë këtë itinerar kaq të larmishëm të Shqipërisë jugore.Projekti klasifikohet si i kategorisë B në kategorizimet e Bankës Botërore, ç’ka nënkupton se ndërhyrjet e ndërmarra në kuadër të tij nuk duhet të kenë ndikime të pakthyeshme sociale apo mjedisore. Punimet do të tentojnë të mbivendosen në gjurmët ekzistuese të infrastrukturës.

Marrë nga: Monitor

R.G/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi kalaja e gjirokastres rikonstruksion tender kalaja e gjirokastres rikonstruksion tender

Sondazh

Poll

Ekonomi 19 Janar 2020, 10:04

INSTAT: Përgatituni për një vit të vështirë

TIRANË- Me mbarimin e projekteve të mëdha, pasojave të tërmetit, sidomos në turizëm, emigrimin që po godet fuqinë punëtore e produktivitetin e kompanive, k...

Ekonomi 18 Janar 2020, 16:02

Sekretaret nuk i duan më!

TIRANË– Teknologjia dhe automatizimi i kanë hequr detyrat si pritja apo përcjellja e letrave apo përgjigjet në telefonat fiks. Një gjeneratë e re e drejtue...