Ekonomi

Sociologu Tushi jep alarmin: Fenomeni i “flokëve të thinjura” pasohet nga ulja e lindshmërise dhe rritjes së emigracioni

19 Janar 2020, 16:59 Nga DOSJA
Sociologu Tushi jep alarmin: Fenomeni i “flokëve të

TIRANË- Sipas sociologut te njohur Gëzim Tushi kjo quhet “shoqëri me flokë të thinjura”. I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora sqaroi se dy janë faktorët e rënies së popullsisë, ulja e lindshmërisë dhe zgjerimi i emigracionit.

Gëzim TushiKy projeksion është një lajm i keq dhe duhet vlerësuar nëpërmjet një procesi të një diagnostikimi të thellë të shkaqeve pse është kjo situatë që ka të bëjë me rrudhjen e popullsisë, plakjen e popullsisë, me rënien e lindshmërisë, me kalimin nga një shoqëri vitale në një shoqëri me flokë të thinjur. Unë besoj se nëse do ti përmbahemi një analize korrekte do të thosha që janë dy arsye kryesore që ndikojnë në këtë dukuri komplekse. E para rënia e dukshme e lindshmërisë në shoqërinë shqiptare dhe e dyta zgjerimi i emigracionit në sasi dhe intensitet. 

Duhen politika sociale mbështetëse si favorizimi i grave, rritja e kohës së pagesës pas lindjes dhe një varg arsyesh të tjera që e bëjnë më të qenësishëm këtë proces. Duhen politika të tjera sociale që kanë të bëjnë me të rinjtë, siç janë problemet e strehimit, të punësimit. Të gjitha këto kanë ndikim në këtë proces. Ajo që është më kryesore që është bërë shqetësim social është emigracioni. Në këtë fazë emigracioni është në zgjerim. Ajo që më shqetëson është se ky emigracion i kohëve të fundit është emigracion elitar. 

Sipas Kombeve të Bashkuara deri në vitin 2059 në Shqipëri popullsia do të zbresë në 2 milion e katërqind mijë banorë. Ndërsa deri në 2100-ën sipas organizatave në vendin tonë do të jenë vetëm 1 milionë e 88 mijë banorë.

Humbjen e shpresës nga ana e qytetarëve sociologu Tushi e lidh edhe me faktor të tjerë si pershembull situata politike në Shqipëri.

R.G/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale gezim tushi okb studim gezim tushi okb studim

Sondazh

Poll

Ekonomi 19 Janar 2020, 10:04

INSTAT: Përgatituni për një vit të vështirë

TIRANË- Me mbarimin e projekteve të mëdha, pasojave të tërmetit, sidomos në turizëm, emigrimin që po godet fuqinë punëtore e produktivitetin e kompanive, k...

Ekonomi 18 Janar 2020, 16:02

Sekretaret nuk i duan më!

TIRANË– Teknologjia dhe automatizimi i kanë hequr detyrat si pritja apo përcjellja e letrave apo përgjigjet në telefonat fiks. Një gjeneratë e re e drejtue...