Sport

Leeds feston titullin e Championship me një paradë shumëngjyrëshe…

Pas dy sezonesh në divizionin e dytë anglez, lojtarët fitues të Championship të Leeds parakaluan nëpër rrugët e qytetit me një autobus me dy kate të hënën. Ata shfaqën trofeun dhe iu bashkuan dhjetëra mijëra tifozëve që erdhën për të festuar ngjitjen në Premier League.

6 Maj 2025, 08:30 Nga DOSJA
Leeds feston titullin e Championship me një paradë

ANGLI - Pas dy sezonesh në Championship (divizioni i dytë anglez), Leeds do të kthehet në Premier League sezonin e ardhshëm. 

Të kurorëzuar kampionë falë fitores së tyre në Plymouth (2-1) të shtunën, lojtarët e Daniel Farke festuan titullin dhe ngjitjen në Premier League të hënën, duke parakaluar në një autobus me dy kate.

I shoqëruar nga bomba tymi të verdha dhe blu, procesioni i gëzuar kaloi qendrën e qytetit për t'u bashkuar me disa dhjetëra mijëra tifozë të mbledhur përgjatë rrugëve të Leedsit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll