Sport

CAS rrëzon apelin e Kosovës, Rumania përfiton pavarësisht thirrjeve raciste: "Serbi, Serbi..."

Paneli vendosi që FFK-ja ishte përgjegjëse për mospërfundimin e ndeshjes. Ankesa e FFK-së rrëzohet dhe Vendimi i Kontestuar mbështetet.

5 Maj 2025, 21:20 Nga DOSJA
CAS rrëzon apelin e Kosovës, Rumania përfiton pavarësisht

LOZANE - Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka rrëzuar një apel nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) kundër Federatës Rumune të Futbollit (RFF) dhe UEFA-s lidhur me humbjen e ndeshjes të Ligës së Kombeve nga përfaqësueses së Kosovës më 15 nëntor 2024. 

Paneli vendosi që FFK-ja ishte përgjegjëse për mospërfundimin e ndeshjes. Ankesa e FFK-së rrëzohet dhe Vendimi i Kontestuar mbështetet. 

Organi i Apelit i UEFA-s vendosi (« Vendimi i Kontestuar ») që një ndeshje e Ligës së Kombeve UEFA 2025 midis ekipeve kombëtare të Kosovës dhe Rumanisë u humb nga Dardanët, pasi lojtarët e ekipit kombëtar të Kosovës u larguan nga fusha për shkak të brohoritjeve rraciste nga mbështetësit rumunë. 

FFK-ja apeloi në CAS kundër këtij vendimi dhe kërkoi që UEFA ta konsiderojë RFF-në përgjegjëse për ngjarjen dhe të anulojë një gjobë të lëshuar nga UEFA prej 6’000 EUR.

Por, Gjykata e Arbitrazhit ne Lausanne ka rrezuar ankesën e FFK-se kunder Federtatës rumune dhe UEFA-s edhe pse kishte elemente raciste.

Një seancë dëgjimore me pjesëmarrje fizike u zhvillua në selinë e CAS-it në Lozanë më 24 mars 2025. Paneli shqyrtoi provat dhe arriti në përfundimin se lojtarët e Kosovës morën një vendim të njëanshëm për të lënë fushën në mungesë të një udhëzimi të vlefshëm nga gjyqtari dhe ishin përgjegjës për ndërprerjen e ndeshjes.

Paneli pranoi se vendimi i lojtarëve të Kosovës u mor për shkak të disa brohoritjeve dhe, ndërsa ishte i papranueshëm dhe subjekt i sanksioneve të tjera nga UEFA, ato nuk mund të justifikojnë braktisjen e fushës nga ekipi kombëtar i Kosovës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll