Sport

Sylvinho me sytë nga Superliga, vëzhguesi "vip" i gjysmëfinales Egnatia-Partizani!

Rikujtojmë që Shqipëria ka dy ndeshje në muajin qershor, ndaj Serbisë dhe Letonisë.

5 Maj 2025, 22:11 Nga DOSJA
Sylvinho me sytë nga Superliga, vëzhguesi "vip" i

TIRANE - Në gjysmëfinalen e dytë të "Final Four", mes Egnatias dhe Partizanit në “Arenën Kombëtare” ka patur një vëzhgues special. Ekipet ishin në garë për një vend në finalen e madhe të Superiores, të cilin e fitoi Egnatia me renditjen më të mirë të përgjithshme pasi takimi me të "kuqt" kryeqytetas u mbyll në barazim pa gola që favorizonte rrogozhinazit

Në tribunat e Arenës Kombëtare u vu re edhe prezenca e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Sylvinho. Tekniku brazilian i kuqezinjve ndoqi nga tribuna këtë gjysmëfinale.

Me shumë gjasa, Sylvinho përfitoi të shohl nga afër ndonjë lojtar që mendon t’i bëjë një ftesë në listën e Kombëtares. Rikujtojmë që Shqipëria ka dy ndeshje në muajin qershor, ndaj Serbisë dhe Letonisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll