Bota

VIDEO/ Panik në një fabrikë kineze, një robot del nga kontrolli dhe sulmon dy operatorë

 Incidenti ndodhi më 1 maj dhe ka ngritur shqetësime në lidhje me evolucionin e teknologjisë.

5 Maj 2025, 16:58 Nga E. D
VIDEO/ Panik në një fabrikë kineze, një robot del nga
pamje nga vendngjarja

KINË- Një video nga një fabrikë në Kinë, që tregon një robot humanoid duke sulmuar operatorët, ka shkaktuar trazira në mediat sociale. Incidenti ndodhi më 1 maj dhe ka ngritur shqetësime në lidhje me evolucionin e teknologjisë. Pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat u publikuan nga Daily Mail, tregojnë një robot të zi humanoid të lidhur me një vinç të vogël, i cili papritmas fillon sulmojë operatorët. 

Lëvizja e tij bëhet gjithnjë e më e dhunshme, duke bërë që dy operatorë të tmerrohen. Një burrë, i cili ishte ulur pas një kompjuteri, përkulet për tu mbuluar, ndërsa i dyti largohet shpejt nga pajisja. Roboti ngre krahët dhe i përplas vazhdimisht, ndërsa fillon të lëvizë përpara, sikur të përpiqet të çlirohet nga vinçi që e mban. Ata që ishin atje duket se po shqetësohen, duke ngritur duart për të mbrojtur veten dhe duke ikur me vrap.

Intensiteti i skenës rritet ndërsa ekrani i kompjuterit bie në dysheme dhe objektet bien nga tavolina. Njëri nga punëtorët tërheq vinçin në një përpjekje të dëshpëruar për të rimarrë kontrollin e robotit. Videoja u bë virale, me qindra përdorues që komentuan se mund të ishte një skenë nga një film.

kine

Sondazh

Poll