5 Maj 2025, 14:31
Nga N.F
Place de la Concorde
PARIS- Shkrimet e gdhendura në obeliskun egjiptian në Place de la Concorde janë deshifruar nga arkeologët në Paris. Sipas informacioneve, shkrimet një "propagandë" që lavdëron Faraonin Ramses II.
Obelisku duket se është ndërtuar gjatë periudhës së Ramsesit II, i cili sundoi Egjiptin nga viti 1279 para Krishtit deri në vitin 1213 para Krishtit. Obelisku iu dhurua Francës në vitin 1830 nga sulltani i Perandorisë Osmane.
Disa nga këto hieroglife u vunë re për herë të parë në dhjetor 2021, kur obelisku ishte i rrethuar nga skela rinovimi. Në atë kohë, egjiptologut Jean-Guillaume Olette-Pelletier iu dha leja për të regjistruar disa nga mbishkrimet më të larta pranë majës së piramidës së artë.
Mbishkrimet sekrete në monumentin 3,300-vjeçar ishin të destinuara vetëm për sytë e aristokracisë egjiptiane, sipas egjiptologut. Më tej ai shtoi se nga ana perëndimore e obeliskut fillimisht ishte përballë Nilit, me mbishkrimet e vendosura pranë majës së tij të dukshme për njerëzit që udhëtonin në lumë.
Mbishkrimet, sipas studimit, thonë se Ramsesi II ishte zgjedhur nga perënditë, se ai kishte status hyjnor dhe për këtë arsye kishte të drejtën të sundonte Egjiptin. Imazhet në këtë pjesë të obeliskut, i cili është 23 metra i lartë, përshkruajnë Ramsesin II duke i bërë oferta perëndisë Amun.
"Këto mesazhe përbëjnë një formë propagande në favor të krijuesit të tyre, Faraonit Ramsesi II," thotë Olette-Pelletier. Egjiptologu deklaroi se deshifroi gjithsej shtatë mesazhe sekrete që ishin gdhendur në monument.
Sipas shkencëtarit, gjetjet hedhin dritë të mëtejshme mbi një metodë deshifrimi të quajtur "kriptografi tre-dimensionale". Me këtë metodë, disa mesazhe mund të shihen vetëm nga një kënd i caktuar.
Obelisku përmban dy rreshta hieroglifesh që mund të japin mesazhe të ndryshme në varësi të drejtimit nga i cili lexohen. Olette-Pelletier përmend, për shembull, se një mbishkrim në obelisk nga njëra anë regjistron emrin e plotë të Ramsesit II, ndërsa nga ana tjetër thotë se ai kishte jetë të përjetshme.
place de la concorde
Bota
5 Maj 2025, 14:03
N.F
Foto
SPANJË- Udhëtimet e mijëra pasagjerësh u anuluan ose u vonuan ndjeshëm nga nata e së dielës deri në m&eu...
Bota
5 Maj 2025, 13:54
N.F
Dodik
BOSNJE- Nënpresidenti i Federatës së Bosnje e Hercegovinës, Igor Stojanoviq, njoftoi më 5 maj se ka dorëzuar padi n&eum...
Bota
5 Maj 2025, 13:09
N.F
Trump
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se objektivi i negociatave me Iranin ësht&...
Bota
5 Maj 2025, 11:11
r.ll
foto ilustruese
BRUKSEL- Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) do të mblidhen në Varshavë, këtë javë, p&eu...
Bota
5 Maj 2025, 10:46
N.F
Foto ilustruese
VATIKAN- Një nga veprimet e para të çdo Pape është të bëjë të njohur emrin me t&eu...
Bota
5 Maj 2025, 10:31
N.F
Foto ilustruese
RUSI- Moska përgatitet për Ditën e Fitores më 9 maj ndërsa dy politikanët e vetëm evropianë kryemin...
Bota
5 Maj 2025, 09:59
N.F
Foto
IRAN- Irani mohoi se u ka ofruar ndihmë ushtarake rebelëve Houthi të Jemenit, të cilët morën përgjegjësin&eum...
Bota
5 Maj 2025, 08:57
N.F
Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi dje, të dielën, për gazetarët që e shoqëronin në Air Force One s...
Bota
5 Maj 2025, 08:50
r.ll
foto ilustruese
RUSI- Viti i kaluar ishte më vdekjeprurësi për forcat ruse që nga fillimi i luftës në shkallë të pl...
Bota
5 Maj 2025, 08:29
r.ll
foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Paradë ushtarake, ngjarje, ekspozita dhe familja mbretërore nga ballkoni i Pallatit të Buckingham:&nb...