Bota

Putin pranon ftesën e Modit për të vizituar Indinë, presidenti rus shpreh ngushëllimet për viktimat në Kashmir

Kryeministri indian përsëriti, gjatë një bisede telefonike, ftesën e tij drejtuar presidentit rus për të vizituar vendin e tij për samitin tradicional vjetor dypalësh.

5 Maj 2025, 14:54 Nga r.ll

Putin pranon ftesën e Modit për të vizituar Indinë,

RUSI- Presidenti rusi, Vladimir Putin ka pranuar ftesën e Narendra Modit për të vizituar Indinë, sipas shërbimit të shtypit të Kremlinit. Kryeministri indian përsëriti, gjatë një bisede telefonike, ftesën e tij drejtuar presidentit rus për të vizituar vendin e tij për samitin tradicional vjetor dypalësh. "Ftesa u pranua me mirënjohje", thuhet në njoftim.

Gjatë bisedës u theksua natyra strategjike e marrëdhënieve ruso-indiane, të cilat përbëjnë një partneritet të privilegjuar të veçantë. Vërehet se këto marrëdhënie nuk i nënshtrohen ndikimeve të jashtme dhe vazhdojnë të zhvillohen në mënyrë dinamike.

"Narendra Modi uroi Vladimir Putinin dhe të gjithë popullin rus për 80-vjetorin e ardhshëm të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike", thuhet në deklaratë. Të dyja palët theksuan nevojën për një luftë pa kompromis kundër terrorizmit në të gjitha manifestimet e tij.

Presidenti rus shprehu edhe një herë ngushëllimet e tij të sinqerta për vdekjen e qytetarëve indianë si pasojë e sulmit terrorist të 22 prillit në qytetin Pahalgam në Kashmirin jugor, shtoi Kremlini.

vladimir putin rusi indi sulmi ne kashmir

Sondazh

Poll