Bota

Teherani mohon se ka ndihmuar rebelët Houthi të sulmojnë aeroportin "Ben Gurion"

Irani mbështet rebelët Houthi, të cilët kontrollojnë pjesë të mëdha të Jemenit, ku lufta ka shpërthyer që nga viti 2014.

5 Maj 2025, 09:59 Nga N.F
Teherani mohon se ka ndihmuar rebelët Houthi të sulmojnë
Foto

IRAN- Irani mohoi se u ka ofruar ndihmë ushtarake rebelëve Houthi të Jemenit, të cilët morën përgjegjësinë për lëshimin e një rakete në aeroportin kryesor ndërkombëtar të Izraelit në mbrojtje të palestinezëve në Gaza.

"Veprimi jemenas në favor të popullit palestinez ishte një vendim i pavarur i marrë në solidaritet," me palestinezët, tha Ministria e Jashtme iraniane në një deklaratë sot.

Irani mbështet rebelët Houthi, të cilët kontrollojnë pjesë të mëdha të Jemenit, ku lufta ka shpërthyer që nga viti 2014. Dje, të dielën, Benjamin Netanyahu u zotua të hakmerrej kundër Huthive, por edhe kundër Iranit sepse, sipas kryeministrit izraelit, Teherani mbështeti rebelët.

"Izraeli do t'i përgjigjet (këtij) sulmi të Huthëve (...) DHE, në një kohë dhe vend që ne do të zgjedhim, padronëve të tyre terroristë iranianë", vuri në dukje Netanyahu në një postim në rrjetin social X.

Duke reaguar ndaj këtyre kërcënimeve, Irani siguroi sot se do t'i përgjigjej çdo sulmi në territorin e tij.

"Irani nënvizon se është absolutisht i vendosur të mbrohet", vuri në dukje diplomacia iraniane në deklaratën e lëshuar, në të cilën paralajmëroi Izraelin dhe SHBA-në se një sulm i mundshëm do të kishte "pasoja".

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe administrata e tij, muajt e fundit kanë rritur kërcënimet kundër Iranit për mbështetjen e rebelëve Huthi. Sulmi i paprecedentë i djeshëm në zonën e aeroportit të Tel Avivit shkaktoi një ndërprerje të shkurtër të trafikut ajror dhe plagosi lehtë gjashtë persona, sipas autoriteteve izraelite.

teheran rebelet houthi

Sondazh

Poll