Bota

Fundosja e dy anijeve turistike në Kinë/ Shkon në 9 numri i viktimave, një tjetër ende i zhdukur, 70 të plagosur në spital

Dy anijet u përmbysën dje pasdite në një lumë përgjatë qytetit Jiangxi, në provincën Guizhou, duke bërë që gjithsej 84 persona të binin në ujë.

5 Maj 2025, 07:44 Nga N.F
Fundosja e dy anijeve turistike në Kinë/ Shkon në 9 numri i
Foto

KINË- Nëntë persona kanë vdekur dhe 70 të tjerë janë plagosur pasi dy anije që transportonin turistë u fundosën në një lumë në Kinën jugperëndimore. Dy anijet u përmbysën dje pasdite në një lumë përgjatë qytetit Jiangxi, në provincën Guizhou, duke bërë që gjithsej 84 persona të binin në ujë.

Këtë mëngjes, media zyrtare kineze raportoi nëntë vdekje, 70 të plagosur të shtruar në spital dhe 4 pasagjerë që u shpëtuan nga uji. Një person është ende i zhdukur. Presidenti kinez Xi Jinping theksoi rëndësinë e forcimit të masave të sigurisë në atraksionet turistike dhe vende të tjera publike.

Zëvendëskryeministri kinez Zhang Guoqing u dërgua për të koordinuar operacionet e kërkim-shpëtimit. Ky aksident u regjistrua dy muaj pasi 11 persona vdiqën në provincën Hunan (qendrore) kur një anije që transportonte pasagjerë u përplas me një tjetër, të specializuar në pastrimin e zonave të kontaminuara nga hidrokarburet.

kine

Sondazh

Poll