5 Maj 2025, 08:09
Nga r.ll
foto ilustruese
GJERMANI- Sipas një sondazhi përfaqësues të kryer këtë fundjavë nga instituti i sondazheve INSA me porosi të gazetës Bild am Sonntag , 61% e gjermanëve janë dakord me kategorizimin e partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD) si organizatë "e konfirmuar ekstremiste e djathtë" nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV).
48% e të anketuarve e mbështesin madje ndalimin e kësaj partie. Rreth 37% thanë se janë kundër ndalimit, ndërsa 15% u shprehën se nuk janë as pro as kundër.
Sa u përket efekteve të një ndalimi të mundshëm të AfD-së 35% e të anketuarve thanë se mendonin se një masë e tillë do ta forconte demokracinë, ndërsa 39% mendjnë se do ta dëmtonte demokracinë. Rreth 16% thanë nuk mendonin se ndalimi do të kishte ndonjë efekt, ndërsa 10% nuk kanë ndonjë mendim për këtë pyetje.
Klasifikim në rang federate
Partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) u klasifikua si parti ekstremiste e djathtë në të gjithë Gjermaninë nga Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV). Ky klasifikim ishte në fuqi më parë vetëm për tri degë rajonale në lindje të Gjermanisë: Tyringji, Saksoni dhe Saksoni-Anhalt.
Që nga marsi i vitit 2021 AfD klasifikohet në mbarë vendin sigrup i dyshuar ekstremisti djathtë. Për këtë qëllim shërbimit sekret vendas iu lejua të përdorte edhe burime të sekrete si informatorë, survejim dhe vlerësim të burimeve publike dhe jopublike. Sipas hetuesve BfV-së që e ka qendrën në Këln, janë pikërisht këto vëzhgime, të cilat e kanë vërtetuar tashmë dyshimin se partia ndjek synime antikushtetuese.
Ky klasifikim u dha sërish vrull diskutimeve për ndalimin e AfD-së. Megjithatë kancelari në largim, Olaf Scholz (SPD) paralajmëroi kundër një "vendimi të nxituar”./DW
gjermani afd
Bota
5 Maj 2025, 08:06
r.ll
Sekretari i Thesarit i SHBA, Scott Bessent, dhe Ministrja e Ekonomisë e Ukrainës, Yulia Svyrydenko
SHBA- Marrëveshja për mineralet e rr...
Bota
5 Maj 2025, 08:03
N.F
Foto ilustruese
JEMEN- Që nga 15 marsi, Shtetet e Bashkuara kanë intensifikuar fushatën e tyre ajrore kundër rebelëve jemenas, Hut...
Bota
5 Maj 2025, 07:52
N.F
Foto
JEMEN- Lëvizja rebele Houthi në Jemen raportoi sot se janë plagosur 14 persona nga sulmet ajrore të atribuuara...
Bota
5 Maj 2025, 07:44
N.F
Foto
KINË- Nëntë persona kanë vdekur dhe 70 të tjerë janë plagosur pasi dy anije që transportonin turistë u fu...
Bota
5 Maj 2025, 07:34
N.F
Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi dje, të dielën se po fillon menjëherë procesin e vendosjes s&eum...
Bota
5 Maj 2025, 07:23
N.F
Foto
MEKSIKË- Një kryetar bashkie në Meksikë i dyshuar për shpërdorim detyre është arrestuar nga autoritetet m...
Bota
5 Maj 2025, 07:31
r.ll
pamje nga vendi ku ndodhet burgu
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi dje, të dielën, se ka urdhëruar administr...
Bota
4 Maj 2025, 22:50
E. D
Mike Waltz
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shkarkoi të enjten Mike Waltz nga detyra e këshilltarit të...
Bota
4 Maj 2025, 22:45
E. D
Susie Wiles
SHBA- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç nuk kishte llogaritur siç duhet ndikimin e veprimeve të tij dhe për pas...
Bota
4 Maj 2025, 22:39
I.A
IZRAEL- Izraeli ka urdhëruar një mobilizim masiv të rezervistëve për sulme edhe më të fuqishme në Gaza, njoftoi sot sh...