Bota

Waltz gabon sërish! Pas signal, zyrtari amerikan përdor një tjetër platformë TeleMessage

Ai humbi postin si këshilltar i sigurisë kombëtare dhe u nominua nga Trump për postin e ambasadorit amerikan në Kombet e Bashkuara.

4 Maj 2025, 23:00 Nga E. D
Waltz gabon sërish! Pas signal, zyrtari amerikan përdor një
Mike Waltz

SHBA- Mike Waltz ishte zyrtari I sakrifikuar I Donald Trump për skandalin e mesazheve në Signal, ku u ndanë mesazhe që përmbanin informacione të klasifikuara. Ai humbi postin si këshilltar i sigurisë kombëtare dhe u nominua nga Trump për postin e ambasadorit amerikan në Kombet e Bashkuara.

Por skandali në Signal ka vazhdimisht detaje të reja, që tregojnë se edhe pas publikimit të mesazheve zyrtarët e lartë të sigurisë amerikane, nuk i kushtuan rëndësi aplikacioneve që përdorin. Një foto e publikuar nga Reuters, gjatë një mbledhjeje të kabinetit, tregon Waltz duke përdorur një version të modifikuar të Signal.

Në ekranin e celularit të tij dukeshin emrat e zëvendëspresidentit amerikan JD Vance dhe drejtoreshës së inteligjences Tulsi Gabbard. Aplikacioni, i ngjashëm me Signal, quhet TeleMessage, i cili përdor disa nga teknologjitë e enkriptimit të Signal, ndërsa gjithashtu u lejon klientëve të arkivojnë mesazhet. Imazhi shton shqetësimet e vazhdueshme rreth mënyrës se si Waltz dhe anëtarë të tjerë të administratës Trump po komunikojnë, dhe veçanërisht se si po diskutojnë informacionin e klasifikuar ose të ndjeshëm.

Edhe pse Signal vlerësohet shumë nga ekspertët e sigurisë kibernetike, qeveria federale ka sisteme dhe protokolle specifike për transmetimin e informacionit dhe mesazheve të ndjeshme. Zyrtarët duhet të përdorin sisteme intraneti që janë pothuajse tërësisht të mbyllura nga pjesa tjetër e botës dixhitale, për të parandaluar rrjedhjen e mundshme të informacionit.

mike waltz

Sondazh

Poll