Bota

Irani i përgjigjet Netanyahut: Do të hakmerremi në rast sulmi nga SHBA-të ose Izraeli

Pas sulmit me raketa nga rebelët pro-iranianë Huthi të Jemenit që goditën fillimisht zonën e Aeroportit Ben Gurion, kryeministri Benjamin Netanyahu paralajmëroi se Izraeli do t'i përgjigjet sulmit të Huthive në aeroportin kryesor. 

4 Maj 2025, 21:00 Nga E. D
Irani i përgjigjet Netanyahut: Do të hakmerremi në rast sulmi nga
foto ilustruese

IRAN- Ministri iranian i Mbrojtjes, Aziz Nasirzadeh, iu përgjigj kërcënimeve të qeverisë izraelite duke thënë se Teherani do të hakmerrej nëse SHBA-të ose Izraeli sulmojnë.

"Nëse kjo luftë fillon nga SHBA-të ose regjimi sionist (Izraeli), Irani do të shënjestrojë interesat, bazat dhe forcat e tyre kudo që të jenë dhe kurdo që të jetë e nevojshme", tha Nasirzadeh për televizionin shtetëror iranian.

Pas sulmit me raketa nga rebelët pro-iranianë Huthi të Jemenit që goditën fillimisht zonën e Aeroportit Ben Gurion, kryeministri Benjamin Netanyahu paralajmëroi se Izraeli do t'i përgjigjet sulmit të Huthive në aeroportin kryesor. 

Më parë, në një video në aplikacionin Telegram, Netanyahu tha se Izraeli do tu përgjigjej Huthive:  "Ne kemi vepruar kundër tyre në të kaluarën dhe do të veprojmë (gjithashtu) në të ardhmen, por nuk mund të jap detaje (...) kjo nuk do të kalojë me 'një bum të vetëm', por do të ketë 'shumë bum'." 

Ndryshe në mars, Donald Trump urdhëroi sulme në shkallë të gjerë kundër Huthëve për t'i penguar ata të synonin anijet tregtare në Detin e Kuq.

iran izrael

Sondazh

Poll