Sport

UEFA e ka vendosur: Polaku Marciniak do të gjykojë Inter-Barcelona!...

Do të jetë hera e tretë që gjyqtari polak do të arbitrojë këtë çifti

4 Maj 2025, 14:30 Nga DOSJA
UEFA e ka vendosur: Polaku Marciniak do të gjykojë Inter-Barcelona!...

ZVICER - Përballja vendimtare e kësaj të marte (ora 21:00) në Milano midis Interit dhe Barcelonës  thuajse erdhi. Një finale e vërtetë për ekipin Blaugrana pas barazimit 3-3 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Eshtë mësuar se gjyqtari polak Simon Marciniak, i konsideruar si më i miri në botë dhe Evropë gjatë sezonit 2022-2023, do të jetë ai që do të jape drejtësi në këtë ndeshje.

Më 18 dhjetor 2022, ai arbitroi finalen e Kupës së Botës midis Argjentinës dhe Francës dhe muaj më vonë UEFA e zgjodhi atë për finalen e Ligës së Kampionëve në Stamboll midis Manchester City dhe Interit. Në vitin 2023, ai përfundoi duke arbitruar edhe finalen e Kupës së Botës për Klube.

Gjithsesi, do të jetë ndeshja e gjashtë që Marciniak do të arbitrojë kundër katalanasve në Evropë. E fundit ishte pikërisht një ndeshje Barcelona-Inter në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve 2022-2023 (3-3).

Dhe do të jetë hera e tretë që ai do të arbitrojë këtë ndeshje, pasi më parë ka arbitruar ndeshjen e fazës së grupeve në sezonin 2018-2019, e cila përfundoi 1-1.

Rekordi i Barcelonës është një fitore, dy barazime dhe dy humbje. Kjo do të jetë hera e dhjetë që ai do të arbitrojë ekipin italian, me një rekord prej dy fitoresh, tre barazimesh dhe katër humbjesh.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll