Art&Argëtim

‘Mjaft na e futën gishtin politikanët’, Ermal Mamaqi sherr me ndjekësit për çmimin e lartë të biletës: Kishte të dr

20 Janar 2020, 09:28 Nga DOSJA
‘Mjaft na e futën gishtin politikanët’, Ermal Mamaqi sherr

TIRANË– Së shpejti në të gjithë kinematë do të shfaqet filmi i dytë i Ermal Mamaqit, “I Love Tropoja”, dhe të gjithë kanë reaguar ashpër pasi kanë parë çmimin për një biletë në “Pallatin e Kongreseve”.

“Në fillim kur i bëre publicitet filmit dhe the që do shfaqej te pallati i kongreseve mendova, bravo, një gjetje super pasi çmimi do të ishte më i ulët, sepse s’duhej të ndaje 50% me kinematë. Tani shoq që çmimi është 2 fishi i mesatares të një çmimi në kinema. Shqipëria i dashur është një vend i varfër, mjaft na e kanë fut gishtin politikanët, të pakten ju artistët që jeni personazhe popullore duhet të bashkoheni me hallet tona. Dhe mos m,ë thuaj që pallati i kongreseve ka më shumë kosto në % fitimi sësa kinema që të merr të pakten 40-50% sa arkëton fiolmi. Thuaje troç, që do të bashkohesh edhe ti me të gjithë, t’ja fusim këtij populli që mban çdo gjë”- shkruan një ndjekës në profilin e Ermal Mamaqit.

Ndërsa aktori dhe moderatori, Mamaqi është munduar t’i kthejë një përgjigje ndjekësit në fjalë, duke i treguar se bileta është caktuar me atë çmim që i takon Pallatit të Kongreseve.“Mos rri i varfër. lexo, mendo, puno dhe fito që të kesh mundësi ta blesh biletën me këtë çmim që i takon Pallatit të Kongreseve. Dhe madje të veshësh dhe një veshje dinjitoze nëse vjen. Sa për të varfrit fli i qetë se kemi menduar që ta shohin pa pagesë. Të sigurpj që ti bësh tjetrit llogaritë e veta nuk do ti zgjidhë punët e popullit. Sidoqoftë flm për komentin,”– shkruan Ermal Mamaqi.

Megjithatë, nuk janë mjaftuar me kaq, duke i përmendur Ermal Mamaqit, se pas kësaj, mendojnë se Bes Kallaku kishte të drejtë kur thonte që t’i bën biznes.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ermal mamaqi ermal mamaqi

Sondazh

Poll