U mbyll me urdhër të Trump/ Departamenti amerikan i Drejtësisë njofton: VOA mund të rinisë punën nga java e ardhshme
logo e voa SHBA- Departamenti amerikan i Drejtësisë e ka informuar Zërin e Amerikës (VOA) se stafi i tij mund të r...
Dorëheqja e tij vjen pas një përplasjeje me Rashad al-Alimin, kreun e këshillit presidencial të Jemenit, mbi kompetencat e tij, pasi ky i fundit refuzoi kërkesën e Mubarakut për të shkarkuar 12 ministra të kabinetit të tij.
JEMEN- Ahmed Awad bin Mubarak, kryeministri i qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Jemenit, njoftoi sot se kishte paraqitur dorëheqjen pasi u përball me shumë vështirësi, përfshirë pamundësinë për të riformësuar qeverinë e tij.
Dorëheqja e tij vjen pas një përplasjeje me Rashad al-Alimin, kreun e këshillit presidencial të Jemenit, mbi kompetencat e tij, pasi ky i fundit refuzoi kërkesën e Mubarakut për të shkarkuar 12 ministra të kabinetit të tij, thanë burime qeveritare.
Sipas burimeve, Ministri i Financave Salem Saleh bin Braik pritet të jetë kryeministri i ri. Mubarak u emërua kryeministër në shkurt të vitit 2024, pasi më parë kishte shërbyer si ministër i jashtëm.
Në vitin 2015, ai u rrëmbye nga milicia Houthi e mbështetur nga Irani, ndërsa shërbente si shef i stafit presidencial gjatë konfliktit të Houthi-ve me presidentin e atëhershëm Abd Rabbuh Mansour Hadi.
Dorëheqja e Mubarakut, të cilën ai e njoftoi në një deklaratë, vjen në një kohë kur SHBA-të po intensifikojnë sulmet ajrore kundër objektivave ushtarake të rebelëve Houthi në një përpjekje për t'i parandaluar ata të synojnë anijet tregtare në Detin e Kuq.
Sulmet vdekjeprurëse ndaj organizatës që nga marsi janë operacioni më i madh ushtarak amerikan në Lindjen e Mesme që kur presidenti amerikan mori detyrën në janar.
Jemeni është përfshirë në luftë civile për më shumë se një dekadë. Huthët pushtuan kryeqytetin Sanaa në vitin 2014 dhe rrëzuan qeverinë e njohur, duke e detyruar atë të zhvendosej në qytetin port të Adenit, në pjesën jugore të vendit. Huthët tani kontrollojnë pjesën më të madhe të vendit, duke përfshirë qendrat më të mëdha të popullsisë në veri dhe perëndim.
logo e voa SHBA- Departamenti amerikan i Drejtësisë e ka informuar Zërin e Amerikës (VOA) se stafi i tij mund të r...
Aleksandar Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shtruar në Spitalin Ushtarak në ...
foto ilustruese GAZË- Të paktën 40 persona janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gaz&eu...
Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se biseda e tij me Presidentin e SHBA-së ...
pamje nga vendngjarja AUSTRALI- Disa foto që kanë qarkulluar në interenet, ku tregojnë australianët duke votuar, por të ...
foto ilustruese POLONI- Në një poligon stërvitjeje ushtarake pranë qytetit të Wroclaw, polakë të zakonshëm janë...
foto ilustruese IZRAEL- Ushtria izraelite tha më 3 maj se ka dislokuar forca në jug të Sirisë dhe trupat janë gati që të...
charles dhe harry BRITANI- I zhgënjyer nga reagimi i Princit Harry, i cili e përshkroi vendimin për të hequr rojet e tij si të...
anthony albanese AUSTRALI- Anthony Albanese i Partisë Laburista, kryeministri i Australisë, ka fituar zgjedhjet me një shumicë dër...
aleksander vucic SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shtruar në Spitalin Ushtarak në Beograd m&eum...