3 Maj 2025, 16:45
Nga E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Ushtria izraelite tha më 3 maj se ka dislokuar forca në jug të Sirisë dhe trupat janë gati që të mbrojnë minoritetin druze, pas përplasjeve të fundit sektare.
“Ushtria izraelite është e vendosur në jug të Sirisë dhe është e përgatitur të parandalojë hyrjen e forcave armiqësore në zonat e fshatrave druze”, thuhet në deklaratën zyrtare, pa sqaruar nëse kjo është një dislokim i ri apo duke dhënë detaje për numrin e trupave që janë në terren.
Druze është një pakicë fetare në Siri, që praktikon një degë të islamit shiit.
Ndërkohë, një zyrtar druze në provincën Sveida, që është qendra e komunitetit druze në Siri, tha se “nuk ka pasur dislokim të trupave izraelite atje”.
Prania e trupave izraelite “raportohet të jetë e kufizuar në provincën e Kuneitras”, afër Lartësive të Golanit të aneksuara nga Izraeli, ku ushtria “ka vendosur prani” pasi rrëzimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, në dhjetorin e vitit të kaluar, shtoi zyrtari.
Pas përplasjeve sektare afër Damaskut më herët gjatë kësaj jave, Izraeli ka kryer disa sulme që thotë se kishin për qëllim mbrojtjen e komunitetit druze dhe ka paralajmëruar udhëheqësit islamistë të Sirisë të mos sulmojnë këtë grup pakicë.
Të shtunën, ushtria izraelite tha se “pesë qytetarë sirianë druze u evakuuan për trajtim mjekësor në Izrael gjatë natës” pasi pësuan lëndime në territorin sirian.
Zyrtari druze në provincën Sweida tha se ata ishin plagosur “në përplasje në Sahnaja”, vendi i dhunës së fundit sektare afër Damaskut.
Izraeli kreu më shumë se 20 sulme ajrore brenda Sirisë mbrëmjen e së premtes, sipas Vëzhguesit sirian për të Drejtat e Njeriut, pas një sulmi afër pallatit presidencial në Damask, të cilin autoritetet e dënuan dhe e cilësuan si “përshkallëzim të rrezikshëm”.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, paralajmëroi të enjten se Izraeli do të reagojë me forcë nëse Qeveria e re siriane dështon të mbrojë pakicën druze.
Vëzhguesi sirian tha se më shumë se 100 persona u vranë në përplasjet në Sahnaja dhe Xharamana, të dyja afër Damaskut, si dhe në provincën Sveida./REL
Bota
3 Maj 2025, 16:17
r.ll
charles dhe harry
BRITANI- I zhgënjyer nga reagimi i Princit Harry, i cili e përshkroi vendimin për të hequr rojet e tij si të...
Bota
3 Maj 2025, 16:02
r.ll
anthony albanese
AUSTRALI- Anthony Albanese i Partisë Laburista, kryeministri i Australisë, ka fituar zgjedhjet me një shumicë dër...
Bota
3 Maj 2025, 15:39
r.ll
aleksander vucic
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shtruar në Spitalin Ushtarak në Beograd m&eum...
Bota
3 Maj 2025, 15:33
E. D
foto ilustruese
ROMË- Në Vatikan kanë hyrë në fazën përfundimtare përgatitjet për konklavën që do t&...
Bota
3 Maj 2025, 15:26
r.ll
foto ilustruese
UKRAINË- Vira Hyrych kishte punuar si producente për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë deri më 28 pr...
Bota
3 Maj 2025, 15:19
E. D
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e refuzoi armëpushimin treditor të shpallur nga udhëheqësi ...
Bota
3 Maj 2025, 14:39
N.F
Foto ilustruese
SELANIK- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Selanik. Raportohet se një grua hodhi veten në er...
Bota
3 Maj 2025, 14:06
E. D
foto ilustruese
GAZA- Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se nga sulmet izraelite gjatë natës në kampin e refugjatë...
Bota
3 Maj 2025, 13:55
N.F
Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump mesa duket nuk është i kënaqur me postin e tij dhe ka filluar të lakmojë pozicione t...
Bota
3 Maj 2025, 12:30
N.F
Foto
SHBA- Për dekada, zyrtarët e huaj kanë premtuar të nxisin rritjen ekonomike. Për dekada, ata kanë dështuar, shkruan...